Një sherr brënda qëlisë së burgut në Reç ka bërë që tre zyrtarë të këtij burgu të pezullohen nga detyra, mbasi akuzohen për fallsifikim të raportit rreth kësaj ngjarje . Kësisoj duket që edhe në brëndësinë e burgut nganjeherë mund të rrezultojnë të këtë të favorizuar .Megjithëatë tashmë kjo ngjarje pritët të zbardhet për të treguar më pas të vetetën e e saj , dhe nastyrisht për tu ndeshkuar përgjegjësit.Nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve është njoftuar se janë pezulluar nga detyra drejtori e burgut të Reçit në Shkodër, shefi i policisë së burgut dhe një nënkomisar.1-Maliq Meta, Drejtori i IEVP-së Reç, Shkodër; 2-Robert Budo, Shefi i Policisë së IEVP-së Reç, Shkodër;3-Gëzim Qoshku, Nënkomisar Specialist Policie në IEVP-në Reç, Shkodër,Urdhrin për ekzekutimin e vendimit e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, Shkodër mes disa të dënuarve.SHKBB ka marrë dijeni në rrugë operative se kishte dyshime se në IEVP-në e Reçit, Shkodër ishin administruar dokumente të falsifikuar.“Në këto kushte, pasi u vunë përballë këtij fakti, u kryen veprime proceduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe duke qenë se provat ishin të mjaftueshme Gjykata mori vendimin e sipërcituar. Qëllimi i zyrtarëve ishte që të krijonin kushte lehtësuese duke hartuar raporte të falsifikuar për të dënuarit autorë përkundër ndëshkimit sipas ligjit, me arsyetimin se kishte ndodhur një konflikt verbal”.Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.Nënkomisar “G.Q.” përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”.Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo.Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar.