Tashmë pa diskutimin më të vogel Koplikasi Armando Broja falë talëntit të tij të jashtëzakonshëm ka hyrë në histori si futbollisti Shqiptar, duke u listuar si lojtari më I ri në moshë neë historinë e Premier Legue, i cili shenon në katër ndeshjet e para shtepiake.Kësisoj Broja po i jep krenari gjithë Shqiptarve, por dhe skuadres së tij. Kësisoj ndoshta edhe tekniku i kombetareës sone Reja po bindet se Broja tashmë është pjekur si futbollist, për të mërituar një vënd solid në kombëtarë.Armando Broja ka shënuar golin e parë për vitin 2022 me Southampton. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në takimin ndaj Brentford, që u fitua me shifrat 4-1. Goli i Brojës do të vinte në minutën e 48 të takimit. Pas një pasimi fantastik nga zona e Southampton, sulmuesi shfrytëzoi shpejtësinë e tij mbreslënëse duke kaluar edhe portierin kundërshtar.Falë rrjetës që realizoi ndaj Southampton, i 5-ti në këtë sezon, Broja u bë lojtari më i ri në moshë në historinë e Premier League që realizon në 4 e ndeshjet e para në shtëpi si titullar, vetëm 20 vjeç e 123 ditë. Sulmuesi shqiptar barazoi rekordin e spanjollit Diego Costa që në periudhën kur luante për Chelsean realizoi gjithashtu në 4 ndeshjet e para shtëpiake të cilat i nisi që nga fillimi.Ndaj pa medyshje do të mund të themi që ka ardhur mpomenti që edhe tekniku i skuadres sonë kombetare Reja të bindet jo vetëm në talëntin e këtij lojtari ndër më të spikaturit dhe teë rradhët që ka nxjerrë trualli shqiptarë , por dhe në pjekurinë e tij si futbollist.Kjo bindje e teknikut Reja do thonim eshte mbi të gjitha në të mirën e kombëtarës Shqiptare, për të mos humbur lojtar tgë tillë kalibri , për më tëpër kur kombetarja jone nuk e ka një luks të tillë .