Shperndarja e materialeve zgjedhore siku ne tëtë vëndin tonë ka vijuar ditën e shtunë , këtë ditë zgjedhore edhe ne qytetin e Koplikut , Kësisoj ka vijuar puna e komisionierve për të shpërndar këto materiale pa nderprere , për të qënë gjithçka gati për ditën e nesërme datë 25 prill, ku edhe votuesit malësor do të japin verdiktin e tyre.Dita e heshtjes zgjedhore në qytetin e Koplikut e ka larguar zhurmën e ditve të fushatës, duke e perqëndruar vetem tek KZAZ nr 1, aty ku ka vazhduar gjithë dita me shperndarjen e materialeve zgjedhore.Ndonse ne u interesuam për të marrë nje infarmacion të zgjeruar rreth ketij proçesi tek kreu i këtij komisioni z, Asim Burgaj , ky i fundit, duket nga ngarkesa e punës infarmative tek Partia apo kandidatet e kishte të pa mundur të gjejnë kohen per të informuar publikun dhe veçanarisht votuesit e zonës zgjedhore M.Madhe .Gjithësesi nga burime jo zertare mësuam se në M.Madhe si rrjellojë e bashkimit të disa qëndrave të votimit kësaj rradhe numri i qëndrave të votimit ka zbritur në 72, krahasuar me disa zgjedhje më parë ku ishin rreth 9o qëndra votimi. Nderkohë që në bisedë me nënkryetarën e këtij komisioni zgjedhor Sabrie Çela kemi mësuar se gjithëçka ka shkuar në konforme ligjeve në fuqi për këtë proces zgjedhor. Ajo që vihret re në perberjen e komisionierve të KZAZ numer 1 M.Madhe ,duhet thënë se partitë politike si gjithënjë ka sjellë në këtë komision të bindurit e tyre dhe të besuarit e kandidatve, tgë cilët tashmë prej vitësh e ushtrojnë këtë detyre sa herë kemi zgjedhje.