Pregaditi: Ndue Bacaj
Në pasditen e dates 23 prill në qytetin e Koplikut, me rastin e përmbylljes së fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Dega e Partisë Demokratike Malësi e Madhe dhe kondidatët e saj Ramadan Lika e Aldo Gega , organizuan një miting madhështor , me pjesmarrjen e qindra banorëve të Bashkisë së Malësisë Madhe. Organizimi ishte konceptuar në formen e një manifestimi, ku shprehej qart besimi në fitoren e PD-së dhe forcave opozitare, në fitoren e Malësisë e Shqipërisë. Fillimisht vlenë të cilësohet se një miting kaq madhështor dhe me pjesmarrje kaq të madhe, nuk ishte parë që prej një dekade. Por madhështia e ketij mitingu nuk qendron vetëm te pjesmarrja e madhe dhe entuziazmi që pershkoi mitingun , por mbi të gjitha qendron tek pjesmarrja masive e të rinjëve të Malësisë Madhe, të cilët janë e sotmja dhe e ardhmja e demokracisë dhe Shqipërisë Europiane. Mitingu u hap nën tingujt e muzikës dhe me fjalen e moderatores , e cila pershendeti pjesmarrësit, drejtuesit e deges së PD-s M.Madhe, kandidatët për deputet, si dhe themeluesit dhe qendrestarët e PD-s , të cilës sot ishin të shumtë… Mitingun e hapi z.Sami Zekaj, kryetar i grupseksionit të PD-s së Koplikut, i cili shprehi falnderimin për të gjithë ata që e kanë mbeshtetur PD-n në keto kohë të veshtira , të qeverisjes së dhunshme e antidemokratike të Edi Ramës dhe Rilindjes, si dhe u shpreh i bindur në fitoren e PD-s dhe kandidatëve të saj. Pas z.Zeka do të pershendeste demokrati i orëve të para, qendrestari dhe intelektuali i njohur Sulejman Duli, fjala e të cilit u pritë me mjaft ovacione… Mitingut vijoj me daljen në skenë të bilbilit të këngës popullore të Malësisë Violeta Deda, e cili para se të kendonte, uroi në veçanti kandidatin Ramadan Likaj me fjalët ; urime për deputetin Ramadan Likaj… Pas këngës së mrekullueshme që rriti adrenalinen e pjesmarrësve , do të pershendeste me këngë , këngëtari i njohur popullor Skender Xhafa. Në mesin e kesaj atmosfeere të “ndezuar” do ta merrte fjalen , kryetari i degës PD-s M. Madhe z.Anton Kokaj, i cili në fjalen e tij, në veçanti falnderoi rininë për mbeshtetjen që i kanë dhënë PD-s dhe atij si kryetar, për të arritur te kjo ditë që tregon qartë fitoren e mrekullueshme të PD-s dhe kandidatëve të saj në Malësi e Shqipëri. Pas Z. Kokaj do të pershendeste kryetari Forumit Rinor të Partisë Demokratike z.Markaj , i cili ka një kontribut të madh në afrimin e të rinjëve pranë PD-s. Pas ketyre fjalëve pershendetëse e kishin radhen dy kengetarët e mrekullueshë Bajzjanë ,Nikollë Buçi dhe Fred Delaj. Një pershendetje të veçantë bëri kandidati për deputet, intelektuali i ri e me prespektivë z.Aldo Gega. Fjala e tij plot elokuencë e vendosmeri në fitoren e PD-s , mbushi me gëzim pjesmarrësit , të cilët panë me sytë e tyre një vlerë të re të shtuar në radhët e partisë Demokratike të Malësisë së Madhe e më gjërë. Fjalen mbyllese të mitingut do ta mbante kandidati tjetër për deputet, politikani dhe bisnesmeni i sukseshëm z. Ramadan Likaj, i cili ndër të tjera do të thoshte: Ju falenderoj nga zemra për emocionet e mbrëmjes së sotme. Sot ishim bashkë për të përmbyllur fushatën elektorale. E gjitha kjo mbështetje është fillimi i një rrugëtimi të ri drejt ndryshimit të Malësisë së Madhe e Shqipërisë. Çdo ditë që kalon jemi shumë më të bashkuar, rinia është mbështetja më e madhe dhe fitorja e Partisë Demokratike do të nisë nga Malësia e Madhe. Me 25 Prill votoni, sepse kështu e ndryshoni të ardhmen tuaj. Jeni të mrekullueshëm malësorë e malësore…Fitore…!Vlenë të shënohet se edhe në këtë miting (si edhe në të tjerët të PD-s) nuk u vu re gjuha e urrjetjes apo ajo denigruese ndaj kundershtarëve politik (lokal apo qeveritar të PS-s…). Koplik me 23 prill 2021.