M.Madhe/Ulet sipari  i Festivalit Mbarëkombëtarë i folklorit “Rapsha 2022″,e pa falshme mungesa e “SHKA Sali Mani “ Koplik M.Madhe.

0
255

6 vite  më  parë  Rapsodi më i mirë  i Festivalit me SHKA “SALI MANI”   Mund të jetë një imazh i 2 persona    Teksa  e ka ulur siparin e vet  Festivali  Folklorik Mbarë Kombëtar  i organizuar në Vitojë  të Tuzit   dhe e kemi ndjekur këtë evënt  më së shumti nëpërmjet   rrjeteve sociale, e veçnarisht nëpërmjet    Portalit tanimë  konçiz  “Malësia Channel , me Administrator Arben Hysaj , realisht kemi ndjere sadisfaksion të veçantë.Dhe krahas kënaqësisë  së përmbushjes me sukses  të këtij  evënti mbarë Kombëtar, këmi ndjerë edhe  një keqardhje për mospjesmarrjen  e Ansamblit  folkloric  “SHKA  Sali  ManiI”, ku festivalin e fundit  kjo shoqëri kulturore  u përfaqësua  me dinjitet , madje aso kohe  janë marrë  dhe çmime . Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.   Kujtojmë Këtu çmimin “Rapsodi  më i mirë i Festivalit”  të ciklin e solli në Koplik  legjenda e Lahutës Shqiptare Jonus Delaj.Kësaj radhe edhe pse  pak kilometra na ndajne  nga Vitoja  pa mundësia financiare   e grupit , pa mbështetjen e duhur , mbetëm vetëm spectator.  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. Gjithësesi  na erdhi mirë që  shoqëria Kulturore  “Jehona e Kelmëndit” me në krye Dila Vaçaj , ku at vitë ishte “shkrirë “më   Shoqërinë  “ Sali Mani “, kësaj radhe ishte  e  vertmja përfaqësim  nga  M.Madhe dhe gjithë Qarku i Shkodres. Ndaj  ashtu si ne edhe   Bashkia M.Madhe , edhe  biznesi  duhet të ndihen  pakëz  “fajtor” për  këtë  mospjesmarrje të  Ansamblit folkloric   “SH KA Sali Mani”. Redaksia e revistës “Fjala”Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Nata e tretë e Festivalit Mbarkombëtar të folklorit “Rapsha 2022″, ashtu si edhe netet e mëparëshme, filloi me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse nëpër qendër të Tuzit, ku grupe nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora përformuan së bashku me valle dhe këngë shqiptare, të cilat krijuan një atmosferë të zjarrtë në sheshin e qytezës së Tuzit.Mund të jetë një imazh i 16 persona dhe njerëz në këmbë

Në natën e tretë të Festivalit morën pjesë:

Ansambli i këngëve dhe valleve “Prishtina”-Prishtinë, Shoqëria Kulturore Artsitike “Dedë Gjo Luli”-Traboin, Hot, Ansambli “Rugova” – Rrugovë, Pejë, Shoqëria Kulturore Artsitike “Gryka e Kaçanikut” – Kaçanik, Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës, Ansambli “Gjergj Kastrioti”-Detroit, Ansambli “Myzeqeja”-Fier.Festivali në fjalë i solli gjallëri jo vetem Vitojes por krejt Malësisë, e sidomos qëndrës së Tuzit.

Jurija profesionale në përbërje të:

Prof.Dr. Afërdita Onuzi-Kryetare, Dr.Bashkim Lajçi, Prof.Dilaver Kryeziu, Dr. Bekim Ramadani dhe Esat Ruka edhe pse siç u shprehen nuk e kishin të lehtë përzgjidhjen e grupeve më të mira pjesmarrëse, vëndosi që: kërcimtari më i mirë, të jetë, Pëllumb Maraj, Kërcimtarja më e mirë, Rilinda Gjonbalaj-SHKA “Maja e Karanfilit”, Vallja më e mirë, t’i takojë Shoqërisë Kulturore Artsitike “Malësori” – Prizren, këngëtari më i mirë, Marash Dushaj, nga SHKA, “Dedë Gjo Luli”, Këngëtarja më e mirë, Mida Aliu, nga Kurbini, rapsodi më i mirë i këtij Festivali Gjokë Kalaj, Grupi polifonik më i mirë- Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë, rituali më i mirë- Shoqëria Kulturo Artsitike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar, Instrumentisti më i mirë nga Ansambli “Aferdita” – Elbasan, grupi instrumental më i mirë- Shoqëria Kulturore Artsitike “Qyprillinjtë e Roshnikut ”, veshja më origjinale-Shoqërisë Kulturore Artsitike “ Maja e Karanfilit” – Plavë-Guci, veterani i festivalit-Ansambli Autokton i Folklorit “Bresana”-Dragash, kërcimi i dyshes më të mirë i takojë Ansamblit të këngeve dhe valleve “Deçani” -Deçan, ndërsa Çmimi special i takoi-Shoqërisë Kulturore Artsitike “Malësori” – Prizren.

Vendin e parë e fitoi Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Vendin e dytë Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë

Vendin e tretë Shoqëria Kulturo Artsitike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar

Përshendetjen dhe mbylljen e këtij Festivali e bëri Kryetari i SH.K.A “Rapsha” dhe drejtoriI këtij Fetsivali David Junçaj, i cili falëndëroi përzemersisht të gjithë që dhanë kontribut për këtë festival dhe premtoi se në Vitojë do të takohen përsëri, me Edicione tjera.Me kaq përfundoi edicioni i gjashtë i këtij Festivali padyshim i organizuar në rangun më të lartë duke sjellur në Malësinë tonë të dashur shumë artistë nga mbarë trevat shqiptare.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.