6 vite më parë Rapsodi më i mirë i Festivalit me SHKA “SALI MANI” Teksa e ka ulur siparin e vet Festivali Folklorik Mbarë Kombëtar i organizuar në Vitojë të Tuzit dhe e kemi ndjekur këtë evënt më së shumti nëpërmjet rrjeteve sociale, e veçnarisht nëpërmjet Portalit tanimë konçiz “Malësia Channel , me Administrator Arben Hysaj , realisht kemi ndjere sadisfaksion të veçantë.Dhe krahas kënaqësisë së përmbushjes me sukses të këtij evënti mbarë Kombëtar, këmi ndjerë edhe një keqardhje për mospjesmarrjen e Ansamblit folkloric “SHKA Sali ManiI”, ku festivalin e fundit kjo shoqëri kulturore u përfaqësua me dinjitet , madje aso kohe janë marrë dhe çmime .
Kujtojmë Këtu çmimin “Rapsodi më i mirë i Festivalit” të ciklin e solli në Koplik legjenda e Lahutës Shqiptare Jonus Delaj.Kësaj radhe edhe pse pak kilometra na ndajne nga Vitoja pa mundësia financiare e grupit , pa mbështetjen e duhur , mbetëm vetëm spectator.
Gjithësesi na erdhi mirë që shoqëria Kulturore “Jehona e Kelmëndit” me në krye Dila Vaçaj , ku at vitë ishte “shkrirë “më Shoqërinë “ Sali Mani “, kësaj radhe ishte e vertmja përfaqësim nga M.Madhe dhe gjithë Qarku i Shkodres. Ndaj ashtu si ne edhe Bashkia M.Madhe , edhe biznesi duhet të ndihen pakëz “fajtor” për këtë mospjesmarrje të Ansamblit folkloric “SH KA Sali Mani”. Redaksia e revistës “Fjala”
Nata e tretë e Festivalit Mbarkombëtar të folklorit “Rapsha 2022″, ashtu si edhe netet e mëparëshme, filloi me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse nëpër qendër të Tuzit, ku grupe nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora përformuan së bashku me valle dhe këngë shqiptare, të cilat krijuan një atmosferë të zjarrtë në sheshin e qytezës së Tuzit.
Në natën e tretë të Festivalit morën pjesë:
Ansambli i këngëve dhe valleve “Prishtina”-Prishtinë, Shoqëria Kulturore Artsitike “Dedë Gjo Luli”-Traboin, Hot, Ansambli “Rugova” – Rrugovë, Pejë, Shoqëria Kulturore Artsitike “Gryka e Kaçanikut” – Kaçanik, Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës, Ansambli “Gjergj Kastrioti”-Detroit, Ansambli “Myzeqeja”-Fier.Festivali në fjalë i solli gjallëri jo vetem Vitojes por krejt Malësisë, e sidomos qëndrës së Tuzit.
Jurija profesionale në përbërje të:
Prof.Dr. Afërdita Onuzi-Kryetare, Dr.Bashkim Lajçi, Prof.Dilaver Kryeziu, Dr. Bekim Ramadani dhe Esat Ruka edhe pse siç u shprehen nuk e kishin të lehtë përzgjidhjen e grupeve më të mira pjesmarrëse, vëndosi që: kërcimtari më i mirë, të jetë, Pëllumb Maraj, Kërcimtarja më e mirë, Rilinda Gjonbalaj-SHKA “Maja e Karanfilit”, Vallja më e mirë, t’i takojë Shoqërisë Kulturore Artsitike “Malësori” – Prizren, këngëtari më i mirë, Marash Dushaj, nga SHKA, “Dedë Gjo Luli”, Këngëtarja më e mirë, Mida Aliu, nga Kurbini, rapsodi më i mirë i këtij Festivali Gjokë Kalaj, Grupi polifonik më i mirë- Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë, rituali më i mirë- Shoqëria Kulturo Artsitike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar, Instrumentisti më i mirë nga Ansambli “Aferdita” – Elbasan, grupi instrumental më i mirë- Shoqëria Kulturore Artsitike “Qyprillinjtë e Roshnikut ”, veshja më origjinale-Shoqërisë Kulturore Artsitike “ Maja e Karanfilit” – Plavë-Guci, veterani i festivalit-Ansambli Autokton i Folklorit “Bresana”-Dragash, kërcimi i dyshes më të mirë i takojë Ansamblit të këngeve dhe valleve “Deçani” -Deçan, ndërsa Çmimi special i takoi-Shoqërisë Kulturore Artsitike “Malësori” – Prizren.
Vendin e parë e fitoi Ansambli “Çeta e Profetëve”-Krumë, Has, Kukës
Vendin e dytë Ansambli Folklorik “Çipini”-Vlorë
Vendin e tretë Shoqëria Kulturo Artsitike “Jahi Hasani” – Çegran-Gostivar
Përshendetjen dhe mbylljen e këtij Festivali e bëri Kryetari i SH.K.A “Rapsha” dhe drejtoriI këtij Fetsivali David Junçaj, i cili falëndëroi përzemersisht të gjithë që dhanë kontribut për këtë festival dhe premtoi se në Vitojë do të takohen përsëri, me Edicione tjera.Me kaq përfundoi edicioni i gjashtë i këtij Festivali padyshim i organizuar në rangun më të lartë duke sjellur në Malësinë tonë të dashur shumë artistë nga mbarë trevat shqiptare.