Eduardo Hysaj
Të dashur kelmendas dhe anetar/e të Partise Demokratike të Kelmendit!
Ndoshta para disa viteve askush nga ne sdo ta kishte besuar se shpopullimi i kesaj zone do ishte kaq i shpejtë.
Në më pak se 10 vite qindra kelmendas braktisen vendlindjen dhe emigruan!
Edhe ata që kishin vendosur të jetonin në Kelmend, pak nga pak u larguan.
Unë dhe shumë të rinj kelmendas që u shkolluam dhe donim të punonim në Kelmend u larguam, të tjerë pas nesh presin dita ditës se kur do u vijë rradha të nisen!
Dhe a e dini pse?
Se të jetosh sot në Kelmend apo në Malësi nuk duhet shkollë, duhet të jesh patronazhist (se edhe fjalën spiun e kanë zbukuruar), servil ose vegel e pushtetit!
Kelmendi nuk është vetëm pedonalja e Tamares apo rruga që përfundoj në 2012-ën deri në Tamare, dhe qeveria vetem se vazhdoj projektin e lene pergjysme!
Nga viti 2015 deri sot cfarë ka bere Bashkia Malesi e Madhe për banoret e Selces, Vuklit, Nikçit dhe Vermoshit, Lëpushes apo Brojes?
Bukuritë natyrore na i ka falur Zoti, nga pushtuesit i kanë mbrojtur paraardhësit tanë, e Bashkia nuk mund të mburret për to…!
Si i ka ndihmuar Bashkia Bujtinat dhe bizneset e Kelmendit?
A ka ndihmuar për zhvillimin e blegtorisë, bujqësise, bletarisë?
Atëherë si kanë ende fytyre të marrin Leqet e Hotit dhe të dalin në Kelmend për të kërkuar vota për mandatin e 3-të?
Kelmendas ju që jeni ende atje, bëhuni të gjithë bashke dhe largoni sa më parë!
Antarët e Partise Demokratike Malësi e Madhe kanë vendosur që përfaqsues i tyre të jetë Isa Ramaj!
Nesër me daten 29/03/ 2023 në orën 12:00 do bëhet prezantimi i kandidatit demokrat për Bashkinë Malësi e Madhe në Tamare, ju ftoj të gjithve në takim!
Malsia ka nevojë për ndryshim ose përndryshe një diktaturë moderne është shumë afer…!