Nga Ilmi Kurti Kastrati
(Mjeshter i Madh) në Radio Shkelzeni
Poezia fituese
VENDI I TRETË
KU NA IKE MOJ LAHUTË
Po ku je lahutë moj Zanë,
Pse e more arratinë,
Thonë se linde n’këto anë,
Ike e le ti krejt malësinë.
Moj lahuta e Malsisë,
Në çdo kullë pata zanë vend,
Përkrah pushkës je përmendë
Shumë e lashtë e me traditë,
Malësinë kurrë se ke koritë.
Qysh në kohë të Ilirisë,
Kangë ke këndu ti për kreshnikë,
Tash prej duarsh i ike marësorit,
E n’Serbi këndon me çetnikë..
Për ç’do Kullë e për ç’do shtëpi,
Nuk met burrë pa t’marr’ n’dorë,
Gjithmonë ke pas pushkën përbri,
Që e ka marrë n’krah ç’do malsorë
Tash që ike në konak tjetjetër,
Tash po lozin t’ gjithë me ty,
Shikojmë femra që të marrin n’prehër,
Kesh po këndojnë naj kangë me ty.
Fort kanë dalë Dinit e Imanit,
Me ty gërvallën si paoagal,
Për me përfitu naj lekë bashkiet,
Bajnë konkurs për festival.
Kur kje koha e trimnisë,
Lavdi e patëm lahutën,
Ne që i shkruajmë historisë,
Këndojmë Mujo Halilin e Oso Kukën.
Dikur e patëm lahutën ,
Tash i ka shkjau i Serbisë,
Ne na mbet Xhubleta e grave ,
Që rrugëve janë tuj e luturisë.