Malësi e Madhe/ “Harresë” mirënjohje për një mësuese, që kujtohet nga ish-nxënësi i saj

0
507

Do të thonim se nga Gjermania vjen një “vërejtje” me shkrim, në adresë të zyrës Arsimore M. Madhe, dhe Bashkisë M. Madhe. Kjo e fundit me datën 7 Mars 2022, duke dashur të tregojnë “dashurinë” e madhe për mësuesit dhe mësueset nuk i kursei letrat A4, të cilat   të vulosura nga Bashkia tregonin respektin dhe mirënjohjen për punën e mësuesve.  May be an image of 8 people, people standing and indoorNdaj pa dashur të marrim të drejtën e kontestuesit për emrat e vlerësuar, se kjo nuk është në tagrin tonë. Një vërejtje e vogel për Bashkinë vjen nga Gjermania, një i ri Koplikas, i cili punon dhe jeton si infermier në një nga spitalet e Berlinit, “kujtohet” për mësuesen e tij, intelektuale dhe super njeri si Feride Curaj nga Zagora. Kësisoj është kujtuar ish nxënësi i mësuese Ferides, Behar KelajMay be an image of 3 people and people standingJa si shkruan ai:

Të nderuar miq !

Unë sot do flas për një intelektuale, mësuese për 45 vite në M. Madhe, dhe sot është në pënsion. Vërejta më shumë vëmëndje këto ditë, në kuadër të festës së mësuesit, vlersimin që iu bë arsimtarëve në M. Madhe nga Zyra Arsimore dhe Bashkia M. Madhe. Ndjeva keqardhje që këto instucione e kishin “harruar” me dashje ose jo, mbase krahas edhe të tjerëve, njërën prej mësuesve në pension, e cila ka mxjerrë breza të tërë nxënësish, duke na dhënë jo vetëm mësim, por edhe edukat njerëzore, si një prind e dytë.

Ndaj “harresa” për mësuese Feride Curaj  le të jetë një kujtesë e ndergjegjes së kuadrove të arsimit dhe pushtetit në M. Madhe. Diploma që mora unë ia dedikoj Mësuses Feride Curaj dhe pse nuk e vlersuan zyrtarët e njëanshëm në Malësi të Madhe, mësuese Feride të vlerëson Studenti juaj Behar Kelaj – sot infermier në një nga spitalet e Berlinit  Gjermani.

Mësuese Feride jam krenar që të kam patur mësuese. Ndjehem me fat, që ti ishe mësuesja ime. Aso kohe kur unë degjova se duan të të largojnë nga puna pa mbushur moshen e pënsionit, ndjeva realisht keqardhje. Përse, thashë me vete të ndodhin kështu gjërash në vendim tim, megjithatë njeriu i mirë zhytet, por nuk mbytet!

Sot je në pension dhe të uroj ç’do të mirë në jetë! Unë dhe gjithë nxenësit e tu, jemi shumë krenarë, që kemi pasë një mësuese si Ty ! Formimin që kam marrë ta dedikoj Ty. Sepse ti më mësove, ti me dhe gjithë diturinë tënde dhe sot jam këtu ku dua unë, ku do të donin shumë të rinj shqiptarë.

Punoj punë shteti falë teje, mësimeve dhe këshillave tuaja jam këtu. Edhe një herë të falenderoj nga zemra “Zysha” ime Feride Curaj ! Me respekt Behar Kelaj Berlin Gjermani.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.