M.Madhe, dita e parë e Shkollës fillon me përurimin e Shkollës së Bashkuar “Kolë Martini ” Dedaj

0

Dita e parë  e fillimit  zyrtar të Shkollës  në M. Madhe  me perurimin  e rikonstruksionit   të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Kolë Martini”  në Dedaj të  Shkrelit. Drejtori i Drejtorise Rajonale te Arsimit Bardhok Pulaj, Kreu i Bashkise Tonin Marinaj, Nenprefekti Hysen Hysaj,drejtori i kurrikulë në drejtorin rajonale Lezhë, Kadri Ymeri, Drejtoresha e Zyres Arsimore Hana Smakaj, Drejtori i Shkolles Paloke Vruçaj etj.Ka qënë dita e parë  e fillimit të Shkollës, si kudo në  vëndin  tonë edhe  në  M.Madhe, ku veçmas  urimit tradicional    të ditës së parë , në fshatin Dedaj të  njësisë administrative Shkrel  është përuruar  rikontruksioni i Shkollës së Bashkuar “Kolë Martini “ Dedaj. Ndaj me këtë rastë  festiv   ishin të pranishem Drejtori i Drejtorise Rajonale te Arsimit Bardhok Pulaj, Kreu i Bashkise Tonin Marinaj, Nenprefekti Hysen Hysaj,Shefi i Arsimit ne Shkoder Kadri Ymeri, Drejtoresha e Zyres Arsimore Hana Smakaj, Drejtori i Shkolles Paloke Vruçaj. Të gjithë së  bashku  të shoqëruar edhe nga  administrator   e Shkrelit Sali Hoxhaj  kanë vizituar  mjediset e klasave të  rfikonstruktuara më së miri , duke u takuar dhe përshëndetur me   nxënësit, dhe  trupen pedagogjike. Me pas  kreu iBashkisë Tonin Marinaj  është ndalur  , duke iu pergjigjur interesimit te  gazetarve … Ndersa  Drejtori i Drejtorisë  Rajonale të Arsimit  z, Bardhok Pulaj  ka vlersuar faktin se   falë  bahkpunimit  me pushtetin vëndore  gjithënjë e më shumë po bëhën punë të mira  në arsim. Madje   Drejtori   Pulaj  ka kërkuar edhe nga mvarsit e tij  që  të  punohet  gjithënjë e më shumë që sherbimi arsimor ndaj  qytetarve të  shkojnë kudo edhe në fshatrat më të thellë malore, edhe atje ku numri i nxënësve është reduktuar njeshem,kësisoj  mjaft trishtues ishte  fakti  që  këtë vit  shkollor në   fshatin Dedaj është vetëm një nxënës që ka frekuentuar  klasen e parë.Gjithësesi  kujdesi për sherbimin arsimor  është parsor  ka theksuar drejtori rajonal i  arsimit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.