“LUIZA GEGA, MEDALJEN E FITOVE TI, NUK TA DHUROI QEVERIA”

0
182
Nga Eliona  Kodra Shkreli Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
“Sporti nuk do t’ia dije per politike” keshtu tha kampionja e Europes, Luiza Gega, por ti bere politike Luizë!
Sigurisht qe ke bere krenar cdo shqiptar, ke ngritur lart Shqiperine dhe flamurin kuq e zi, ke sakrifikuar per te arritur kete qe arrite, dhe kete nuk ta solli politika, as kryeministri, as ministrat, as kryetari I bashkise qe per ty ishte politikani qe te kishte ndenjur me afer.
Gjithcka ke arritur e ke arritur me punen, sakrificen, me ndihmen e familjes, trajnerit por mbi te gjitha me ndihmen kryesore, ate te Zotit!
Sot mund te ndaleshe vetem tek kembengulja per te qene kjo qe je, tek emocionet e fitores, tek Shqiperia dhe çfare I solle asaj me kete titull, por jo te ishe reklame e qeverise dhe “arritjeve” te saj per sportin.
Duhej te ishe shume kritike per kushtet ne te cilat sterviteni, nuk ke nje piste ku te stervitesh e qete, njelloj sikur te gjithe sportistet shqiptar te njohur nderkombetarisht te cilet jane ngritur dhe kane ngritur lart Shqiperine vetem fale punes dhe kembenguljes se Tyre ne kushtet me te mjerueshme te thena nga vete ata ne intervista ne kohe te ndryshme.Luiza Gega claims three medals ahead of European championship – Tirana Times
Falenderove kryeministrin per pritjen qe te beri sot…Mos u trego aq modeste me veten tende, ceremonia ishte me e pakta qe shteti shqiptar duhej te bente per ty.
Sot Luizë bere politike, ndoshta pa e ditur as ti vete sot bere fushate, u bere “vegel” fushate ne nje kohe qe duhej te tregoheshe me kokelarte per veten tende, per ate qe i solle Shqiperise, emrin, nderin dhe vlerat qe I takojne vendit tone.
Mendoje vetem per pak o kampione, po te mos ishe kjo qe je, cfare do bente qeveria per ty? Do ishe si te gjithe te rinjte shqiptar qe do shihje drejt dyerve te botes, per te ikur nga vendi yt sepse nuk te ofron mundesi, pune, shprese!
The’ qe Shqiperia ka ndryshuar shume (per mire)…Po, po ka ndryshuar ne pamje por mendo pak per famijet e varfra, per bizneset qe mbyllen, per shkollat e mbetura bosh se nuk ka nxenes, per parqet e kthyera ne beton, per krimet qe shtohen perdite, per kanabisin qe na ka kthyer ne syte e botes si Kolumbi e dyte, per te rinjte e te rejat qe braktisin cdo dite Shqiperine ne kerkim te plotesimit te endrrave te tyre jashte kufinjve te vendit, per keto e shume te tjera, sot nuk duhej te ishe promotore e politikes qeveritare.
Ti dhe sportise te tjere, kengetare, aktore jeni ambasadoret e Shqiperise kudo ku keni arritur sukseset Tuaja jashte vendit, jeni krenaria e Shqiperise jo e politikaneve sepse kete fundit vetem do t’ju “shfrytezojne” per aq kohe sa te sillni tituj.Luiza Gega kthehet fituese, ceremoni pritjeje për kampionen e Evropës - Euronews Albania
Luizë, çdo shqiptar ndjehet krenar me Ty, dhe ky besoj eshte mesazhi me i bukur dhe qe duhet te te beje me shume te lumtur sesa mesazhi I Veliajt qe te ka bere ne Kenia.
Ti Luizë ngrite flamurin shqiptar ne nje nder kompeticionet me te rendesishme europione, duket fituar medaljen e arte! Shqiperia te ka borxh te te jape vendin qe te takon dhe kete e ke merituar me forcen tende, jo te politikes!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.