Teuta Osmani 

Pëballë tij…!
Do desha një ditë të ulesha përballë Diellit
E t’i flisja si një e panjohur që s’më kish parë
Të vishesha me kostumin tim modern të verës
E me një tualet të kohës me ngjyrat natyral!
Flokët t’i lëshoja të lira të gjata kaçurrele njësoj
E kur të ulesha përballë tij, e të më shikoi
Se vallë a jam unë Ajo gruaja që ëndërron
Apo një hënë që sheh çdo natë n’dritare njësoj?!
Do doja të shihja reagimin për paraqitjen time
A do t’i pëqeja në fytyrë, flokë e në mendime
E nëse nuk flisja fare e thjesht të më shikonte
Si thoni ju ;- A do më buzëqeshte a do më pikturonte?!
Ëndrra e Nënës sime!
(Se prej ëndrrës kam lindur)

Atëherë le të lutem dhe unë si një besimtare e fesë myslimane
Si një ëngjëll e dhënë nga Zoti që kur nëna ime desh tl më adoptonte
Pasi ishin katër vajza në shtëpinë e prindlrve dhe unë e pesta në rrugë!
Por kur nënës i doli Zoti në ëndërr kur Nëna kish vendosur për abort
I thotë; – mos bëj gabim të heqësh fëmijën, se prej vajzës do kesh mirësi
Dhe kur Nëna e trëmbur nga ëndrra zgjohet dhe i thotë Babait ( të shoqit)
“Unë nuk fo e e heq fëmijën se më doli Zoti në ëndërre më tha (….)
Dhe kaluan muaj Nëna lindi vajzën e pestë (mua)
Dhe Babai kur mori vesh se isha vajzë ( e pesta në rradhë)
Zuri të qante sa nuk donte të shikonte fëmijën e as të shoqen
Dhe pas pak kthehet dhe shikon se përballë tij kish një fëmijë të shëndetshëm
Siç tregonte nëna ime,
Dhe i thotë; pa shiko o burrë seç ëngjëll të dhashë?!
E babai që atë ditë betohej për të pesta vajzat
Sa thosh “ kam pesë vajza , pesë yje një dorë me pesë gishta
Dhe kur nderonte shokët kur i flisnin dorën e bënte grusht e i përshëndeste!
E meqënëse jam myslimane e në besim e nga mbiemri i babait
Më falni o njerëz të Artit e të kulturës!
Por në shtëpinë e prindërve të mi nuk kishim shën e portrete të shënjtorëve
Por kishim një besim të jashtëzakonshëm në Zot
Dhe betoheshim e luteshim sa herë na binte e keqja
Dhe sa herë i zbonim me një të lutur dhe pastronim nderin tonë
Si në derë të babait e në derën e burrit!

E një gjë të dini,
Se nuk ka Zot mbi zotin
E le të jenë e katolikër e ortodoksër ,
Një është Zoti dhe i drejtë
E nëse besoni në të Ai vendos për fatet e për Njeriun që e beson!
E nëse nuk u mjafton historia e ëndrrës së Nënës sime
Atëherë nuk keni as Zot e as Fe në shpirtin tuaj!
Me mua mburren fëmijët e mi, motrat e mia dhe im shoq që për nderin tim
Ka kush thotë e më nderon përveçse tim shoqi!
Amerikë. 20.08.2022