Nga Anton Lulgjuraj —-Lotët e Luizes dhe…hipokrizia…

Mos e ndalofsh vrapin kurrë dhe qofsh krenare gjithmonë. Europës dhe botës ia mbushe televizionet me ngjyrat e flamurit tonë.
E nderove veten. Ne nuk të nderuam, pavarësisht se e dinin se talenti që kishe dhe ke, premtonte arritjen e suksese të pa para nga ky vendi ynë i mbuluar nga fundërrina.
Shqipërisë iu kujtove vetëm atëherë kur Europa kishte shqiptuar emrin Tënd për medalje të artë. Na fal që as kushtet minimale për të të mundësuar stërvitjet tua dhe të kolegëve të tu, ne nuk i kemi përmbushur……!!!!
Tashmë jemi të falur nga Ti. Flamuri lartë nën qiellin e Europës, kurse lotët tua tregojnë madhështinë e shpirtit që ke dhe njëheri duket sikur para Zotit kërkojnë mëshirë për ata që nuk të dhanë as kushtet minimale për t‘u stërvitur.