LUFTA E HARRUME E KOPLIKUT NË 100 VJETORIN E SAJ.

0
712

NGA : RITA KALAJ SHKURTAJ

Bazuar mbi fakte të vërteta burimore të historiografise shqiptare,apo relacioneve zyrtare e jo zyrtare si dhe të trashëgimisë gojore, Lufta e Pergjakshme e Koplikut,njihet si qendresa më heroike e popullit shqiptar ku pamvarsisht humbjeve…”fitorja u takoi shqiptarëve që bënin një luftë të drejtë dhe mbrojtëse” pohoi në fjalën e tij përshëndetëse z.Ramadan Likaj, ish Kryetari i Bashkise Koplik.M.e Madhe në simpoziumin shkencor të organizuar me 5 tetor 2009.
E solla në vëmëndje këtë simpozium si të vetmen perkujtimore për një reference të mirfilltë shkencore të deri tanishme si dhe për faktin se ky vit përkon me 100 -vjetorin e kësaj qëndrese heroike të malsoreve në mbrojtje të trojeve etnike kunder pushtuesit më të eger Serbo – Malazes.Ngjarje historike kjo që ka merituar dhe meriton një vëmëndje të shtuar jo vetem nga malsorët por edhe nga mbarë qarqet akademike shkencore kombëtare zyrtare e jo zyrtare.
Megjithse e nxitur nga politikat dashakeqese të ndërkombëtarëve të cilët u detyrohen shumë çka shqiptarëve, kjo luftë është cilsuar nga diplomacia evropjane e asaj kohe si një nga luftrat më të pergjakshme të popullit shqiptar dhe qendresa më e pathyeshme heroike e malsoreve trima kunder fqinjeve gjakatar Serbo – Malazes të cilët edhe pse të mbeshtetur nga klanet politiko – Ruse arriten të depertojnë në malsi jo me force por me drelli,duke thyer keshtu shtigjet dhe pritat e vigjilences së vullnetareve malsor.
Ky vit jubilar meritonte një vëmëndje të shtuar nga pushteti vendor dhe ai qendror pasi të vlersosh LUFTEN E KOPLIKUT është një obligim mbarë kombetar për faktin se falë kësaj lufte të gjitha këto teritore të lara me gjak në atë qëndresë heroike gjinden brenda hartës së sotme politike të Shqipërisë.
Bazuar në një nga dorshkrimin e Gjon Zekes “Neper lufta per liri” të përmbledhura në librin “Kopliku në vitin 1920 – 1921” del në pah edhe fakti se si serbo – malazezet në pamundsi force për të thyer qendresen e malësorëve përdoren serisht drellite.Te ndihmuan nga kaçaket heretik të cilët thyen usullit e malsise duke u shtirur dhe shitur më pare,u hapen dy shtigje pushtuesve të huaj të hynin në Kastrat dhe krahinat perrreth “kah Qafa e Padigores dhe Qafa e Gelqeres se brise se Veleçikut tue marre Shkrelin”.
Kjo levizje tinzare dhe djallzore i gjeti malsorët jo fort të përgaditur çka i dha përparsi forcave sllavo-malazeze për të pushtua një pjesë të mire të malsisë e kthyer Kastratin në një vatër të përgjakur e të shkrumbuar gjatë marshimit të tyre drejt Shkodres.Me të mberritur në Koplik këto forca barbare u ndeshen me rezistencen e forte të malsoreve dhe vullnetareve të mire organizuar e të pamposhtur në kauzën e tyre..Ja vdekje ja liri.
RËNDËSIA E LUFTES SË KOPLIKUT E MBULUAR NGA PLUHURI I SHTRESËZUAR POLITIK.
E përfshirë në një hulumtim mbi vullnetarët e Dukagjinit që morën pjese në Luften e Koplikut arrita të konstatoj se sa pak materjale të shkruara gjinden në arkivat tona burimore shkencore për këtë ngjarje të rëndësishme historike,ndërkohë që prej tre dekadash trupmetohet me të madhe për rishikimin dhe rivlersimin e historise së popullit shqiptar.
Në këtë kuader po t’i bëhej një rivlersim historik edhe Luftes së Koplikut historiografia shqiptare do ta kishte ngritur me kohë këtë luftë në nivelet më të larta për nga rëndësia dhe pesha që mbajti në momentin kyç të rënies së plotë të Perandorise Osmane, si dhe për faktin se në këtë luftë të përgjakur perveç qëndresës heroike u dëftua edhe njëherë uniteti e pa lekundur ndërmalsor dhe ai mbarë shqiptar.
Të habit fakti se si kjo luftë e përgjakshme është lënë në hije të plotë nga medjat e shkruara të asaj kohe,relacionet zyrtare e jo zyrtare e deri tek materjalet shkencore të cilat vënde – vënde i kapercejne këto dy vite duke i lënë pa një dëshmi historike ose kalohet me një përshkrim krejt empirik.Ajo që të habit akoma më shumë është se edhe ato pak materjale të shkruara të asaj kohe jane të çensuruara nga regjimi zogist,i cili qellimisht dhe me tendence nga ai huj (urrejtje) që mori ndaj malsoreve dhe organizatoreve,pikerish në këtë luftë rreth perplasjes që pati me ta ku desh i mori dhe jetën si i dyshuar pro sllav,e pluhurosi këtë ngjarje të lavdishme historike me mllefin e tij hakmarres. P.Milani.”Atentati që tronditi dy shtete”
Veç kësaj po ti referohemi edhe historiografisë shqiptare mbetemi sërisht të zhgenjyer se sa empirike paraqitet kjo lufte.E gjitha e përmbledhur në një kapitull të vetëm e me krejt pak materjal të shkruar.Dhe sërisht e çensuruar edhe nga qarqet akademike të kohës së monizmit.
Dhe ajo qe i vuri vulën mos vlersimit të kësaj lufte ishte heqja e memorjalit (lapidarit) nga Rilindja Urbane prej qëndres së qytetit të Koplikut duke shuar kështu çdo dëshmi që identifikon gjakun e derdhur të atyre malsoreve dhe vullnetareve trima shqiptar.
Megjithatë dëshmitarët e asaj qëndrese kanë mundur të nxjerrin në pah shume fakte e ngjarje të pathëna duke u dhënë zê të vërtetave historike të asaj qëndrese heroike.
Merita të veçanta për këtë zbardhje kanë malsorët e Malsisë së Madhe,intelektual të Dukagjinit dhe qytetarë të nderuar të Shkodrës,dashamirës të malsisë dhe të vërtetave historike të cilët i kanë sjell keto kujtime dhe gojdhena në formë dorshkrimesh publicistike dhe librash me vlere.
LUFTA E KOPLIKUT ZGJOI UNITETIN NDËR VLLAZNOR TË SHQIPTAREVE
Kushtrimi i kësaj lufte kaloi përtej maleve të malsisë duke ngjall në zemrat e krahinave të veriut frymën kombëtare dhe vullnetin e mirë për tu gjete prane vllaznisë së këtyre fiseve. Fryme kjo që vuri në lëvizje edhe qarqet akademike e patriotike e deri tek organizmat shtetnore të cilët u angazhuar edhe fizikisht në këtë qëndresë.Sipas gojdhenave dhe materjaleve të shkruara në të hyrë të muajit gusht prane shtabit të mbrojtjes të vendosur në Çesme të Koplikut në hanin e Zef Luc Mullisit vjen Ministri i Brendshem Ahmet Zogu dhe Plaku i Maleve,patrioti shqiptar Bajram Curri. N.Spathari.”Malesia e Madhe si e njoha une”Si pasojë e jehonës së qëndresës dhe vështirsive të panumerta që perjetuan malsoret në këtë perballje në ndihmë të tyre u angazhuan shumë vullnetar të cilët u thirren në këtë kushtrim nga patriotet më të flaktë të asaj kohe të cilët arriten të mirë kordinojnë mesymjet,si dhe të mbajnë të pathyeshme llogoret luftarake.Komandant i pergjithshem i forcave Vullnetare u caktua Sulçe Beg Bushati.
N.Spathari (po aty).Megjithse me pasoja të rënda jetike dhe sociale kjo lufte bani të triumfoje dhe njehere uniteti ndër vllaznor i shqiptareve të cilët nuk u terhoqen deri në pikën e fundit të frymës së tyre.
TË NDEROSH LULFTEN E KOPLIKUT ËSHTË DETYRE MORALE DHE ZYRTARE E PUSHTETIT VENDOR DHE QENDROR.
Të përkujtosh Luftën e Koplikut është nderim për gjakun e derdhun të malësorëve trima,vlersim i asaj ndime vllaznore të mikut dhe kujtese historike ndaj barbarizmave të armikut.
26 korriku shënon 100 vjetorin e kësaj lufte dhe nuk vihet re asgjë që identifikon një punë në ecurine e saj si projekt për ti vënë pikat mbi i kësaj kujtese të përmasave dhe vlerave të mëdha historike.
Heshtje totale nga organizmat zyrtare të pushtetit vendor.
Heshtje edhe edhe nga shoqatat apo institucionet e edukimit,në një kohë ku trompetohet me të madhe dhe flitet pafund për vlerat e turizmit kulturor.
Paaftesia e nënpunesave zyrtare kopetent për këtë punë del haptazi për aq kohe sa arrijnë të sajojne festa frutash me gjemba dhe të anashkalojne rëndesine dhe peshën e vlerave historike e kulturore të Malësisë së Madhe.
Në këtë 100 vjetor Lufta e Koplikut me gjithë lavdine e saj shuhet totalish nga kujtesa historike e Malësisë së Madhe duke u mohuar dhe perbaltur nga arroganca heretike e të paafteve që hanë dhe flenë në postet e gabume të administrates së sotme në malsi.

Fotot – dëshmitë historike të marra në internet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.