Post prezantim:

Kam mbaruar arsimin e lartë për mësuesi,ku kam mbi një çerek shekulli në arsim,ku 5 vite nga këto si drejtoreshë shkolle..duke nxjerrë nga”njohuritë e mija”me qindra nxënës,sot studentë të shkëlqyer e prindër shëmbullor në jetë që përditë marr nga këto përgëzime duke folë me superlativa për mësuesen e tyre,duke më bërë vertetë krenare për afro 25 vite që ndava me ta..
Pas zgjedhjeve lokale të 2019-es pata fatin dhe privilegjin që të jem e zgjedhura e kryebashkiakut Ndreu për të qënë administratorja e njësisë Shënkollë,një ndër njësitë bashkiake më të mëdha të Repuplikës,ku prej më se një viti e gjysëm por edhe gati këtyre 30 viteve gjithsejt punë e përkushtim,kam jetuar e jam njohur me hallet dhe problematikat e kumunitetit ku jetoj e më gjerë duke kontribuar për ta me çdo qëlizë të shpirtit tim..

Falë fatit tim, u martova edhe në një familje të majtë,por dhe e ndodhur në gjirin e një partie të madhe politike aq të dashur për shqiptaret,ku hapësirat e ofruara nga kjo parti, falë zt.Rama me dritaren e hapur të platformës”Deputeti që duam”ku mu dha mundësia të jem pjesë e saj,dhe falë aftësive të mia personale arrita që më përkushtim të fitoja testin duke qënë sot kandidate e këtij formacioni të madh politik.
Kam ëndërruar gjithë jetën që një ditë të mos jem vetëm zot i halleve të mija personale,por të më jepej mundësia që të jem edhe zëri i mijëra qytetarëve,për ta përçuar atë në institucionet më të larta të shtetit shqiptar,atje ku përcaktohen fatet,rrugët dhe alternativat e zhvillimit të një shoqërie..

Ju siguroj ju bashkëqytetarëtet e mijë të Lezhës e më gjerë, se nëse do më votoni mua si përfaqësuse e juaja..do jem gjithmonë zëri dhe mbështetja juaj,duke mos qënë thjeshtë zëri juaj,por vetë njëri nga ju votues pa ngjyra partiake, duke qënë kurdoherë pranë jush.