MIMOZA REXHVELAJ

Unë si nënë, si grua, si mësuese, si një politikane provinciale, që mundohem të jem dikushi dhe të jap kontributin tim, me modelin tim dhe të partisë që përfaqësoj, nuk e kuptoj sesi mundet një grua për hir të politikës të tjetërsohet, një vajzë e rritur e formuar mes librave nuk duhet kurrsesi të përfaqësoj qeverinë dhe të flas me arrogancë gjuhën e tyre, as të sulmojë një të ri në emision se ai është ekselent, se ai ka një mendim ndryshe,se ai kërkon që ta nis rrugëtimin e tij dhe t’i sjell politikës fytyrën e bukur, solare, shpirtin me dritë që i mungon ekranit tonë dhe politikës në tërësi.
Këto modele të shëmtuara, që po na i servirin si vlera në emisionet e mbrëmjes, nuk janë gjë tjetër veç kopje të shëmtuara të qeverisë, vajza e gra arrogante, që mbjellin injorancë sapo hapin gojën, nuk duhet të prmomovohen nga asnjë parti, duhet të mbahen larg nga media dhe tv,sepse përcojnë antivlera dhe jemi ngopë me modele të tilla.
E kuptoj që euforia dhe deliri i madhështisë së pushtetit i merr para dhe këndojnë “si gjeli maja plehut”, por Shqipëria 2025 nuk ka nevojë për këto këngë:”Tepsi-Timon-Telendi”
Njerëzit janë të lodhur, njerëzit janë në mjerim, njerëzit vuajë për një fjalë të mirë, për pak shpresë dhe këtë e presin nga njerëzit e ri të politikës e presin nga ata që drejtojnë…e presin nga unë, nga ti, nga ato që reflektojnë vlera, që janë diell…
Nuk mund të jesh model i ri duke u sjell me arrogancën e Spiropalit, delirin e madhështisë së Skëndërbut të ri, fodullëkun e Erionit, as marrëzitë e Belindës…
Nuk është arritje e madhe që pushteti po mbahet nga një bandë mafioze, që punon ditë-natë ta shpopullojë vendin dhe pa pikë turpi sot po bëjnë maratonën e botës duke i kërkuar votën Diasporës.
Me cilin surrat e bëjnë?
…dhe nuk e kuptojë se si akoma ka njerëz që i presin dhe dëgjojnë këta “pusht-tetar” dhe mashtrimin e radhës…dhe harrojnë se këta janë përgjegjësit, fajtorët direkt që i bënë të largohen nga vendi, të braktisin gjithçka kishin këtu dhe të nisin nga zero larg Shqipërisë…
Nuk është arritje e madhe të luftosh shtresën e mesme ta varfërosh deri në ekstrem dhe të kesh dy grupe:një shumë të varfër në mjerim dhe oligarkët që nuk i numërojnë dot miliardat…
Nuk është arritje të shkatërrosh arsimin dhe të bëshë reforma pa vizion, ku rezultatet na rëndisin si të fundit në botë, në rënditje botërore dhe na quajnë “shoqëri analfabete”.
Nuk është arritje të rriteten çmimet e ushqimeve, shporta bazike, bukë e kripë,apo rritja e çmimit të naftës, ujit, dritave, banesat, taksat, ilacet, edhe ajri…do taksohet së shpejti.
Nuk bëhet politikë me inat, me ligësi, me mllef, me arrogancë, por me mirësi, buzëqeshje, mendime të bukura që japin shpresë, se dhe ne mund ta ndryshojmë vendin tonë.
Kakofonia e lakmisë për pushtet po i tjetërson njerëzit, por në fund të ditës është emri ynë dhe fytyra jonë që mbetet në faqet e portaleve, në zemrat e njerëzve, është fjala jonë që do të shkojë tek çdo shqiptar dhe preferoj një humbje me dinjitet nesër, sesa një fitore me turp…