VERA NDRECAJ, I THOT “JO” ANGLISE PER TU BERE DEPUTETE

0
Të dashur miq dhe familjarë në diasporë,Mund të jetë një imazh i 8 persona
Për shkak të kërkesave të shumta nga ju, po ndaj sërish linkunVERA NDRECAJ për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme parlamentare qe do te mbahen më 11 Maj 2025. Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, për të kontribuar në ndërtimin e një Shqipërie më të mirë dhe më të drejtë.
 Linku për regjistrim: https://atdheu.im/
Unë kam vendosur të kandidoj për të qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë me një vizion të qartë:
Arsim cilësor për të gjithë, duke ndërtuar një Shqipëri që investon te brezat e rinj.
Rritje ekonomike dhe mundësi për të gjithë, duke përfshirë mbështetjen e diasporës si pjesë integrale e zhvillimit të vendit.
Qeverisje transparente dhe të ndershme, duke sjellë përvojën time si eksperte ndërkombëtare në prokurimin publik për të luftuar korrupsionin dhe për të ngritur standardet në administratën publike.
Ky është momenti ynë për të treguar se diaspora ka një zë të fortë dhe një ndikim të madh për të ardhmen e Shqipërisë. Ju ftoj të regjistroheni për të votuar dhe të më mbështesni në këtë rrugëtim për një Shqipëri të zhvilluar, transparente dhe me vlera të larta.
Së bashku mund ta bëjmë ndryshimin!
@ediramaal @becibenet @partiasocialiste_al #deputetiqëduam #shqipëria2030
P.S: Mos harroni të ndani këtë mesazh me miqtë dhe familjarët tuaj në diasporë!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.