Emri : Klara Kita
Vendlindja : Përmet
Libri i dashurisë
Në kafenenë e re të qytetit,
sot me ty dua të shkoj.
Një paragraf nga libri im,
veç për ty do ta lexoj.
Ti më the që s’i do librat.
Por sot këtë do ta pëlqesh.
Sepse brënda këtij libri,
dashurinë time do gjesh.
Në kafenenë e re të qytetit,
sot me ty ëndërroj të shkoj.
Të gjithë librin e jetës time,
veç ty të ta dhuroj.