Lezhë/BOTIMI: TRI DASHURI , POEZI DHE PIKTURA NJË SIMBIOZË, MUZË ,NDJENJË,MESAZH NJERËZOR.

0
222
JAK RROZHANI Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Poezia dhe piktura, një simbiozë e bukur,muzë, ndjenjë,frymëzim , duke përcjellë mesazhe njerëzore, teksa lexon librin me poezi :”Tri Dashuri … ” , të autorit Ndue Kola. Botime, Jaku, 2023 . Një gërshetim i bukur mes poetit ,piktorit ,familjarit dhe bashkëshortit të nderuar, me gruan fisnike Lula ,që e ka mbështetur në çdo hap të jetës,punës, krijimtarisë ,duke rritur dhe edukuar dy fëmijë të mrekullueshëm, ku aktualisht punojnë dhe jetojnë jashtë, duke iu gëzuar nipit dhe mbesës ,që u dhurojnë përherë kënaqësi dhe dashuri.  Bashkë me të qenit një njeri i thjeshtë,punëtor, bashkëshort,prind dhe gjysh i mirë, familjar, fisnik e bujar, i qetë, fjalëpakë dhe punëshumë,ku ka preferuar të flasë me heshtje , me punën shumëvjeçare si specialist në hekurudhë ,korrekt dhe profesionist ,duke gëzuar respektin dhe mirënjohjen e të gjithve ,emrin e mirë dhe gjurmë të pashlyera në kujtesën e njerëzve, të cilët i ka njohur dhe ka punuar me ta. Ky është njeriu i mirë ,poeti dhe piktori pasionant Ndue Kola, që në kohën e lirë apo pas pune ,e gjen tek “ministudjoja”e improvizuar . Me laps,letër dhe penel në dorë ,duke krijuar poezi të arrira dhe piktura plot kolorit, ku frymëzimin për këto zhanre të bukura , që i  ndërthur bukur bashkë në çdo kohë , si pasion , ndjenjë e frymëzim ,që e gjen  tek puna e profesioni që bën ,tek vendilndja e dashur: Kallmeti ,të cilin e la që fëmijë e që ka nostalgji për të , për të ardhur me banim në qytetin e Lezhës, bashkë me prinderit e familjen e dashur, me natyrën e bukur dhe malin e Velës krenar ,që qëndron si kurorë,me  njerëzit e shquar si : Frang Bardhi etj. njerëzit e punës, punëtorë e bujarë, figura te shqura e ngjarjet nga jeta e përditshme ,dashuria e paster dhe e sinqertë etj . nga ku merr shtysën dhe frymëzimin për të krijuar poezi të arrira dhe piktura plot kolor . Duke u përpjekur të  ndjekë në rrugën e bukur të poezisë përmes poezive të poetit të sbquar Ndoc Gjetja etj dhe atë të pikturës realiste dhe moderniste nga Van Gogu etj. Poezitë e këtij vëllimi poetik,me një titull sinifikativ e befasues:  ” Tri Dashuri…” nga poeti Ndue Kola,  janë një buqetë lulesh të freskëta me poezi,  që janë poezitë e ndjenjës, frymëzimit, pasionit, të shpirtit krijues të këtij poeti me botë të madhe krijuese, që ndjek në çdo kohë dhe e kthen në art realitetin e kohës, jetën e përditshme, me ngjarjet reale ,figurat e artit,letërsisë ,kulturës, historisë , atdhetarisë  arsimit dhe njerëzit në përditshmërinë e tyre . Ku vetë poeti  Ndue Kola, është protagonist mes dy kohëve dhe që jeton në përditshmërinë e tyre dhe pasqyrues besnik dhe realist i kohës që jetojmë, përmes pendës e penelit,  që i ka pjesë të jetës, të pasionit,frymëzimit e të kalimit të kohës së lirë . Poezi të arrira, që kanë parë dritën e botimit në gazetat prestigjioze letrare dhe kulturore kombëtar e lokale dhe të vlerësuara nga poetë ,shkrimtarë e intelektualë të fushave të ndryshme dhe piktura tê arrira dhe të vlerësuara nga njerëz të artit dhe pjesëmarrës në ekspozita te përbashkëta me piktorë tek Galeria e Arteve Lezhë,një poet dhe piktor ,që me pasionin dhe krijimtarinë  e tij, do të befasojë në tê ardhmen .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.