Shkodër ULGSH/KONCERT PROPOZIM

0
201
Në auditorin A3 të Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ditën e shtunë, dt 25 mars, u zhvillua një Koncert-Propozim, një projekt që i kushton vëmendje edukimit muzikor, bashkëpunim i USH-së me Shoqata Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”.May be an image of 2 people and indoor
Fjalën përshëndetëse e mbajti Rektorja e Uniniversitetit, Prof. Dr. Suzana Golemi, e cila u shpreh se ka besimin e plotë që ky program që po trajtohet sonte në këtë projekt nuk ka se si të jetë ndryshe, përveçse një sukses i garantuar i udhëhequr nga pedagogët tanë të Departamentit të Arteve, të cilët janë specialistë me një eksperiencë, karrierë shumë të rëndësishme në zhvillimet e kulturës dhe muzikës në rang kombëtar dhe më gjerë.
Në kumtesat e tyre, profesorët e Departamentit të Arteve, Gjon Shllaku, Markelian Kapidani dhe Ergys Pirani shprehën mendimet e tyre lidhur me rëndësinë e edukimit muzikor të brezit të ri. Pjesë e kumtesave ishte edhe drejtori i Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci”, Dritan Mlika.
Ishte kënaqësi për të gjithë të pranishmit të dëgjonin këto fëmijë të talentuar teksa performonin dhe puna e palodhur me fëmijët e profesorit të nderuar Gjon Shllaku, mbrëmë i dha frytet e veta.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.