LËMOSHA

0
314
Një ditë, shumë kohë përpara, në Angli, një grua e vogël, e veshur me një palë rroba të grisura, përshkonte rrugicat e një fshati, dhe trokiste në dyer të shtëpive, duke kërkuar lëmoshë. Nuk i ecte fati, këtë ditë. Shumë e ofendonin, të tjerë nxitnin qenin që ajo të largohej sa më shpejtë. Disa ia hidhnin në prehër bukën e mykur dhe patatet e kalbura. Vetëm dy pleq, që banonin në një shtëpi të vogël në periferi të fshatit, e morën në shtëpi këtë grua të varfër.No photo description available.
Ulu pak dhe ngrohu – i tha plaku, ndërsa gruaja e tij përgatiste një gotë qumsht të ngrohtë dhe një rriskë të madhe buke. Dhe ndërsa gruaja po hante, pleqtë i shkëmbyen disa fjalë me të dhe i dhanë pak gëzim. Të nesërmen, në këtë fshat ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Një kurir mbretëror shpërndau në çdo shtëpi nga një ftesë për t’i thirrur të gjithë familjet në pallatin mbretëror.
Ftesa e papritur bëri shumë rrëmujë në fshat dhe në mbrëmje, të gjithë të veshur bukur me rrobat e festës, shkuan në pallatin mbretëror. Hynë në një sallë madhështore dhe çdonjëri pati vendin e vet. Kur u ulën të gjithë, kamarierët filluan të shërbënin ushqimet në pjata. Menjëherë filluan reagime të inatosura prej të ftuarve. Kamarierët, servirën në pjata patate të kalbura, grurë, dhe bukë të mykur. Vetëm dy pleqtë merrnin në pjatat e tyre, me shumë lezet gjellë shumë të shijshme.
Papritur hyri në dhomë gruaja e vogël me rroba të grisura. Të gjithë heshtën dhe u shtangën. Sot u tha ajo, keni gjetur pikërisht atë që më keni ofruar dje. Ajo zhveshi rrobat e grisura që e mbulonin, dhe nën to kishte veshur një garderobë të artë, me gurë të çmuar. Ajo grua ishte Mbretëresha.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.