Largohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj

0
184

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj është larguar sot nga detyra.Me anë të një mesazhi drejtuar kolegëve Doracaj thekson se po largohet pas 7 vitesh e gjysmë në këtë detyrë, plot arritje.“Kolegë, në radhë të parë uroj të jeni mirë me shëndet! Më lejoni të ndaj me ju, vendimin tim që pas 7,5 vitesh në DPGJC të largohem nga kjo detyrë me ballin lart dhe plot arritje, të cilat ua dedikoj secilit nga ju!”, u shpreh Doracaj.

Ikja  e këtij drejtori  pas 7 vitësh e gjysëm , tregon  se sa rrenj  të thella ka  hellur  ky pushtet. Themi kështu , sepse këtij i duhet thënë  falëminderit  që me ikjen tënde, iu kujton  opozitarve  se  sa gjatë  po e lënë  në  pushtet  një  qeveri e cila  ikjet   i ka me pikatore.

 

Doracaj falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi që i besuan këtë detyrë.

“Në 30 vite, së bashku ia dolëm të bëjmë listat më të mira, të certifikuara edhe nga misioni i OSBE/ODHIR!”, shprehet më tej Doracaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.