Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për zënie të peshkut të madh, por po hahet peshku …Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar në rrjet përcaktimin e sanksionit 7031 (c) mbi personat e shpallur “non grata” për korrupsion nga Departamenti amerikan i Shtetit. Postimi i ambasadës në rrjetin social vjen disa orë pas një darke që Kryeministri Edi Rama ka shtruar në resortin e Gjergj Lucës në Elbasan, ku ishin të pranishëm diplomatët e akredituar në Tiranë, mes të cilëve edhe Yuri Kim.Sali Berisha edhe pse i shpallur “non grata” nga SHBA, kërkon të marrë Partinë Demokratike duke pretenduar që të mbajë edhe një referendum me 18 dhjetor për shkarkimin e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha, një mesazh i koduar duket se vjen nga ambasada amerikane në Tiranë. Berisha i është drejtuar DASH për të riparë vendimin e shpalljes “non grata”, por nga postimi i Ambasadës së SHBA, nga 200 non grata, asnjë nuk është hequr.