KY ZË

0
Adelina  Pali  Mund të jetë një imazh i 1 person, lule dhe teksti
Ky zë s’e di ende nga erdhi,
Mbase nga malet, atje shpërtheu.
Një fllad, një melodi e derdhi,
Aroma shpirti se ҫ’më ndjeu.
Ky zë, ky zë si mall më ngjan,
Si mall kujtimesh mbetur tej.
Turrem… pishtar në dorë mbaj,
Terrin të ndrij, zërin ta ndjej…
Ky zë ma bën buzën të dridhet,
Ky zë – shkulm bregu e përplas,
Ky zë – polen lëndinash hidhet,
Ky zë që më përmbyt me gaz.
Ky zë që largësitë afron
Dhe mbledh kujtime një nga një,
Ky zë që ëndrra më zgjon,
Ç’më lumturon, ç’më çmend ky zë…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.