GJIMNAZI ” HYDAJET LEZHA ” NË QYTETIN E LEZHËS, MODELI DHE SHEMBULLI I MIRË ,I ARSIMIT ,DUKE VAZHDUAR TRADITËN E MIRË NË VITE . 

0
JAK RROZHANIPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
 Gjimnazi i Lezhës ,është ndër gjimnazet e dalluara, i cili vazhdimisht ka synuar drejt rezultateve të larta dhe cilësisë në arsim ,duke ruajtur dhe vazhduar traditën e krijuar ndër vite dhe duke përsosur më tej procesin mësimor- edukativ ,mësimdhënien dhe mësimnxënien e punën me nxënësit ,duke e aplikuar në çdo orë mësimi çdo mësues kurrikulat mësimore ,në  përputhje me reformat arsimore, në parametrat dhe standartet perëndimore. Në këtë ecuri,rezultate dhe cilësi në arsim, Gjimnazi ” Hydajet Lezha ” , në qytetin e Lezhës edhe pas 65 vitesh , e gjen veten në pararojë të arsimit të mesëm , me stafin pedagogjik të përkushtuar dhe drejtimit korrekt  e profesional, si dhe interesit vazhdimisht në rritje të mësuesve dhe nxënësve në përmbushjen e synimeve dhe objektivave që ata i kanë vënë vetes për ecuri ,rezultate e cilësi në arsim dhe të përvojës drejtuese dhe mësimdhënies në 30 vite të Prof. As .Dr . Mark Vuji etj. Gjimnazi "Hydajet Lezha" | Lezhëduke e bërë këtë institucion arsimor një qendër kualifikimi dhe trajnimi dhe shkëmbim përvoje  për shkollat e mësuesit e Rajonit të Lezhës dhe më gjërë ,si modeli e shembulli i mirë në arsim. Duke marrë përsipër një mision, sa fisnik ,aq edhe të vështirë për edukimin e fëmijëve ,që janë e sotmja dhe e ardhmja e vendit tonë, prandaj punojnë e duhet të punojnë akoma më shumë ,me përkushtim e profesionalizëm e për ngritjen e vazhdueshme ideo- shkencore dhe metodike ,me përsosjen dhe aplikimin e tyre ,bashkë me kurrikulat mësimore në çdo orë mësimi në punën me nxënësit ,mësuesit, si misonarë të dijes në breza, për t’u  integruar sa më natyrshëm dhe të përgatitur në rrjedhat e zhvillimit evropian, në arsim dhe në çdo  fushë të jetës, për ta bërë Shqipërinë , si gjithë Europa e për t’ ju bashkuar familjes evropiane . Me premtimin dhe synimin në këtë 65 vjetor të rrugëtimit rezultativ në arritjet në arsim , se Gjimnazi ” Hydajet Lezha ” në qytetin e Lezhës ,do të vazhdojë traditën e emrit të mirë, që ka dhe do të arrijë gjithnjë rezultate të larta e cikësi në arsim ,duke vazhduar të jetë si kurdoherë, në pararojë të arsimit në Rajonin e Lezhës dhe më gjërë ,modeli dhe shembulli i mirë i një institucioni arsimor , që përgatit brezat e rinj me dije dhe kulturë , si qytetarë të së ardhmes .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.