KUR NDIZET VALLJA…

0
121
Nga Ndue LazrPotrebbe essere un'immagine raffigurante 7 persone, persone in piedi e spazio al chiuso
-Në festën e Pavarësisë të shoqatava “Shqiponja” dhe “Zëri i Atdheut” në Reggio Emilia-
Rrathët e valles janë të gjatë dhe ndërthuren me njëri-tjetrin përgjatë sallës së madhe të zbukuruar hijshëm për festën e 110-vjetorit të Pavarësisë. Nuk më kishte rënë rasti të shihja rreth 200 vetë të zënë për dore në një valle kaq të madhe, ku ritmet e muzikës së bukur shqiptare e bëjnë vallen të ndizet e duket sikur edhe flamujt e varur përgjatë sallës, edhe kostumet e bukura kombëtare e përjetojnë, marrin gjallëri e shkrihen në këtë atmosferë jo të zakontë. Jemi në mbrëmjen festive të organizuar nga Shoqata e njohur e shumë aktive “Shqiponja” në Reggio Emilia në bashkëpunim me shoqatën “Zëri i Atdheut”.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 8 persone, persone sedute, persone in piedi e spazio al chiuso Jemi mësuar t’i shikojmë gjithnjë bashkërisht këto dy shoqata, që sjellin një numër të madh bashkëatdhetarësh në aktivitetet e tyre jo vetëm nga Reggio Emilia por edhe nga Parma, Trentino e deri nga Zvicra. Madje piktori Resul Kadillari ka ardhur që nga nga Anglia. Ai ka sjellë me vete mbi 30 punime në pikturë të 7 nxënësve të tij, për t’i promovuar në këtë festë. Janë punime të bukura, që dëshmojnë jo vetëm talentin e atyre fëmijëve, por edhe punën e madhe e plot pasion që bën Resuli me rrethin e pikturës, të cilin e ka hapur vetë dhe e drejton me profesionalitet.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 2 persone e spazio al chiuso Ai ka bashkëpunuar jo vetëm me shkollën shqipe, por edhe me familjet shqiptare të qytetit ku ai banon, për të zbuluar talentet në pikturë dhe për t’i ndihmuar që ata ta çojnë përpara talentin e tyre. Ai thotë se ky udhëtim në Reggio Emilia është etapa e parë e udhëtimit të tij për të promovuar punën e fëmijëve, pasi ka në projekt udhëtime të tjera në diasporë, kudo ku ka shqiptarë.
Kjo ekspozitë e bukur e fëmijëve është prologu i festës.
Pastaj salla e madhe mbushet dhe mbi 400 pjesëmarrës zënë vende në tavolinat e festës. Muzika, vallja, këngët e recitimet bëhen shpejt protagoniste të mbrëmjes festive.
Drejtuesit e dy shoqatave, Tonin Ndoci dhe Shaban Muqa përshëndesin të pranishmit dhe iu urojnë mirëseardhjen. Dy recitueset e vogla Rinesa e Lazesa Bytyqi recitojnë poezinë “Nëntori”, kushtuar muajit të festës së Pavarësisë.
Na gëzon pjesëmarrja e gjerë e fëmijëve dhe e të rinjve. Ata nuk janë vetëm spektatorë, por edhe aktivë në recitime, drejtimin e mbrëmjes, në këngë e të tjera. Kjo është një garanci për të ardhmen e dy shoqatave. Të dy shoqatat promovojnë talentet e reja. Një vajzë 16 vjeçare, e ardhur nga Parma, me emrin Fatma, por që ka tashmë emrin e saj të artit MuSart, këndon dy këngë të bukura rep, me të cilat e elektrizon sallën. Ajo është vërtet një vajzë e talentuar në disa drejtime. Tekstet e këngëve i shkruan vetë. Por nuk është vetëm muzika talenti i saj. Kjo vajzë e gjatë, me një trup delikat, në pamje të parë nuk të lë përshtypjen e një force të madhe fizike. Por ajo ka fituar Rripin e Zi (Cintura nera) në sportin e karatesë. E veç kësaj merret edhe me kingsbox. Kur m’i thotë gjithë këto të dhëna për veten e saj, me të qeshur i them: Mbase është mirë që djemtë ta dinë, përpara se të vendosin t’i afrohen kësaj bukurosheje.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 8 persone e persone in piedi
Një talent tjetër që promovohet këtu, por që është prej vitesh e njohur në komunitetin shqiptar jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj, është Stelina Qokaj, e cila ka ardhur që nga Zvicra bashkë me prindërit dhe motrën e saj. Stela e zotëron për disa çaste tërë sallën për vete dhe nën duatrtokitjet e pjesëmarrësve interpreton Vallen e Tropojës dhe valle të tjera. Edhe motra e saj, Sandrina, është tashmë një talent i njohur në fushën e modës.
Ashtu siç janë talente edhe sportistët e ekipit të futbollit “Shqiponja”, që sponsorizohet nga sipërmarrësi i njohur Klodian Cami. Ky ekip e mban lart emrin e tij, me rezultatet e larta në ndeshjet sportive.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Promovimi i talenteve të tilla mendoj se duhet të përbëjë një tendencë tek të gjitha shoqatat në diasporë. E them këtë, se në përgjithësi, në raste festash e aktivitetesh të tilla, shoqatat janë të prirura të ftojnë disa këngëtarë që e mbajnë veten për VIPA, por që shpesh herë janë deludentë me repertorin, performancën dhe sjelljen e tyre gati arrogante. Vijnë e këndojnë 3-4 këngë, shpesh herë tallava e që nuk kanë asgjë të përbashkët me shijet e shëndosha të publikut, paguhen nga 4000-6000 euro e ndoshta edhe më shumë e pastaj ikin në punë të tyre. Mendoj se ka ardhur koha që këngëtarë të tillë të lihen në shenjtërinë e tyre e të aktivizohen ato talente që i kemi midis nesh, t’i promovojmë e t’i bëjmë me emër. Janë një pasuri më vete këto talente.
Mbrëmja vazhdon e bukur deri në finalen e saj, kur kryetarët e dy shoqatave organizatore presin tortën e Festës, me urimin: Gëzuar festën e Pavarësisë e mirupafshim në festa të tjera.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.