Gjithë malësoret kudo janë
Ndihen krenarë me ty o Nanë
Lind e rrit , kuptim i dhe jetes
Bijet e tu , bijet e Xhubletes
–40 Shekuj në këto male
Rrit nanlokja zëmërmadhe
Përkund djepin e urriten fëmija
N’pshtjellak besa e trimnia
-Jemi bijet e xhubletes
N’brez të saj kuptimi i jetës
Falmnderes me i thanë UNESCOS
Nga ne malesort bijet e xhubletes.
-4mije vjet shqipja ka pritë
Duart e nanave dite për ditë
N’xhublet mrrekullin thurin
Si marigoja dikur Flamurin
-Shekuj t’anë n’krah t’Xhubletes
Duke i dhanë bukurinë Jetës
Grat malesore na kanë dhanë
T’uj qëndisë çakçir e Xhamadan.
-Mijëra vjet këtu n,tokë t’Ilirisë
Poi thom gjithë njerzisë
Bijët e xhubletes përherë krenarë
Me xhubleten këtë veshje të radhë.
-Nga do të vijmë , e ngado shkojmë
Jemi bijë t’xhubletes thomë
N’dasma gëzime e festivale
Pasaportë Xhubleta e M.Madhe.