

Në këtë festival mori pjesë edhe këngëtarja nga Shkodra, Rozana Velaj e cila me këngën “Erdha si flutur”, me tekstin e poetit Ramazan Çeka u vlerësua me çmimin “Vokali më i mirë”, me muzikë dhe orkestrim nga maestro Andi Unaza që u vlerësua me çmimin “Aranxhmani më i mirë”.

Ndaj ne iu urojmë:Suksese Festivalit të Fëmijëve “Fluturat” në Kumanovë!
Kësisojë kënga Shqipe ka “flutuar” këndëshëm në Qiellin e pastër të këngës për fëmijë.Po publikojmë edhe tekstin e këngës, i cili do të jetë si himn në vazhdim për Festivalin “Fluturat”.

FLUTURA JEMI EDHE NE
Eja, eja porsi flutur
Bashkohu me ne,
N’festivalin tonë të bukur
Me këngë e hare.

Bashkë me lulet e pranverës
Si buqetë në çdo stinë,
Zërat tonë i falin skenës
Gjithë aromen dhe freskinë.
Do t’jehojë kënga ndër mote,
Kumanova jonë krenare,
Na ka mbledhur sofra jote,
Na bashkon kënga shqiptare.
Eja, eja porsi flutur
N’Kumanoven tonë,
Është skena më e bukur
Sot e përgjithmonë.
Ramazan Çeka
Maj 2022