Me siguri në mbledhjen e radhës së Këshillit të Bashkisë, do të kemi tek pika të ndryshme : Propozimin me Porosi të kryetarit , të kerkesë së mirtimit të vëndosjës së ëmirit të ndonjë rruge: Shoqata IFRA Skoci “ , ose ndonjë miratim titulli : Qytetarë Nderi” .
Reparti i zjarrfikseve në M.Madhe tanimë në pragë të stinës së verës ka mirëpritur një dhuratë të çmuar nga Shoqata Skoceze “IFRA” , ku kjo e fundit i ka dhuruar këtij reparti një Automjet zjarrfikës. Për të falënderuar mysafirët dhurues në mjediset e ketij reparti në qytetin e Koplikut ka qënë prezënt dhe kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj.Pas miqve nga komuna Namur Belgjike të cilët prej disa vitësh kanë dhuruar për repartin e Zjarrfikseve në qytetin e Koplikut disa automjete Zjarrfikse, tashme një tjetër mik , kësaj radhe nga Skocia ka mbërritur sot në Qytetin e Koplikut , nga ku ka dhuruar një autmjet pikrisht në sherbim të repartit të Zjarrfikseve .
Natyreisht kjo është vlersuar një dbhuratë e bukur dhe me vlerë pikrisht në këtë pragë ardhje të stinës së Verës, nga ku dhe pritshmërit për rënie zjarri janë më të mëdha.Kësisoj Shoqata Skoceze “ IFRA” me presidëntin e saj David Kej mbasi janë mirëpritur nga shefi i repartit të zjarfikseve në Koplik Besnik Hasaj ,kreu I Bashkisë Tonin Marinaj , mysafiri nga Skocia ka falenderuar mikpritësit për fjalet pozitive dhe ngrohtësinë e treguar gjatë këtij takimi.
Ndërkaq ka qënë shefi i repartit të Zjarrfikseve Besnik Hasaj i cili ka falenderuar shoqaten” IFRA “ , dhe presidentin e saj David Kej për këtë dhuratë kaq të dobishme për repartin e zjarrffikseve në M.Madhe.
Ndersa një falënderim të veçantë shefi i zjarrfikseve në M.Madhe Besnik Hasaj ka adresuar edhe për kreun e Bashkisë M.Madhe z, Tonin Marinaj i cili po kontribuon maksimalisht për të ringritur në lartësinë e duhur këtë repart zjarrfiksesh.
Ndaj me siguri pas kësaj dhuratë do të mblidhet këshilli i Bashkisë për të miratuar kërkesen e Administratës , për të vlersuar këtë Shoqatë apo dhe drejtuesit e saj , ndoshta me ndonjë ëmër tjeter rruge siç pati vepruar më vëndosjen e një rruge me ëmrin “Komuna Namur”.
Por nuk përjashtohet mundësia edhe për akordim titulli “ Qytetarë Nderi i M.Madhe “.