Kulturë / Ullinjtë e Beratit në Uells

0
1295

NAMIK SELMANI 

Shfaqja e ansamblit artistik të Shoqatës Kulturore e Trevës së Beratit  “Qyprlinjtë e Roshnikut ishte befasia më e madhe e atij Festivali Ndërkombëtar  që organizohej në bition 2016 në qytetin Llandomen të Uellsit. Një qytet tipik me arkitekturën e qyteteve veriore të Evropës, të Britanisë së Madhe.  Qoftë edhe me kulturën e mikpritjes dhe të atij bashkimi shpirtëror me artin e bukur që bën çdo komb sa do i vogël qoftë ai.

Duket se jehona e tij do të shihej jo vetëm me Çmimet e shumta që do të merreshin atje, por dhe me ngarje të tjera shumë më të bukura që i kalonin kufinjtë e një skene dhe u bënë Ura të forta mes dy kombeve ku vetë Presidenti i Uesllit do të ishte personazhi i këtyre ngjarjeve atë ditë dhe më vonë.  Grupi artistik përfaqësohej nga 18 artistë që kishin një repertor mjaft të larmishëm. Festivali bëhej në qytetin  Llangollen. Aty u zbulua dhe një pllakë që i bënte jehonë kësaj ditë simbolike. Në konkurrimin e festivalit ndërkombëtar grupi i Beratit në mënyrë unanime, edhe pse merrte për herë të parë pjesë në të, mori Çmimin e Publikut, Çmimin e parë për kostumografinë më të mirë. U mor Çmimi i Skenës. Një Çmim të veçantë mori orkestra e grupit që u vlerësua për mjeshtërinë e ekzekutimit. Vetëm për një zgjatje disamintutëshe  jasht programit të caktuar nga organizatorët bëri që të mos merrej  i Çmimi i Madh i Festivalit.

Në ceremoninë festive të ditës së fundit mori pjesë dhe vetë presidenti i shtetit të  Uellsit, gjë që ishte një nder i madh për pjesëmarrësit. Grupi drejtohej nga vetë Presidenti i Shoqatës  Fitim Mimani që është dhe vetë instrumentist  mjaft i mirë dhe që ka një përvojë shumëvjeçare dhe mjaft trofe artistikë nga shumë vende. Me shfaqjet  e dhëna në Turqi, Bruksel, Poloni, Kosovë, etj. Fitimit atë ditë si fitimtar i mjaft Çmimeve të asaj dite, atij i takonte balli i nderit të festës, por ai vuri re se në të mungonte flamuri kombëtar shqiptar. Këtë gjë ia  vuri në dukje edhe vetë Presidentit. Ishte një mungesë protokolli, një pakujdesi e vogël, por dhe e drejtë e mohuar e kombit tonë, natyrisht që lidhej edhe me fitoret e  merituara të grupit. Brenda një kohë të shkurtër u gjet flamuri kombëtar shqiptar dhe u vu në radhën e flamujve të tjerë të Evropës.

Në prezantimin që iu bë programit dhe artistëve të grupit, nuk u harrua fakti se vetë Fitim Mimani kishte dhe titullin e lartë të Ambasadorit të Paqes të marrë para pak kohësh nga misoni  i OKB-në Tiranë. Programi befasoi të gjithë shikuesit që nga ai më i thjeshtë deri te vetë presidenti.  Brenda disa minutash u vunë në të gjithë në lëvizje dhe flamuri kombëtar shqiptar u vu në radhë madje në fillim falë edhe renditjes alfabetike.

Atë çast presidenti i Shoqatës Fitimi, që vinte nga një zonë ku rritet ulliri, që është në të njëjtën kohë dhe simboli i paqes në botë.  i shprehu dëshirën që të sillte në Uells një ullirin e parë nga Shqipëria  në shenjë të mirënjohjeje për këtë mikpritje që iu bënë atyre. Apo edhe për të ngritur një Urë bashkimi shpirtëror të kombeve. Presidenti i Uellsit e mirëpriti me një buzëqeshje mjaft dashamirëese  dhe me pak emocion,  i kërkoi atij që të sillte jo një, por tre të tillë. U vendos do të silleshin nga Shqipëria e, më konkretisht, nga Berati i begatë me këtë dru të bekuar.   U deshën 4 muaj që të bëheshin të gjithë punët organizative dhe protokollare pasi u zyrtarizuan sipas rregullave ndërkombëtare  për t’i dërguar, qoftë edhe si objekte dhurimi këta tre drurë ulliri të përmasave të mëdha si dru dekorativë që ishin.   Për t’i përcjellë në rrugë tokësore u zgjodh linja Berat –Londër, për të cilën u deshën dy ditë me udhëtim me një makinë furgon. Nga Londra në Uells u dërguan nga një shofer tjetër që Fitimi e kishte shok dhe që e bëri vullnetarisht.  Ullinjtë u nisën më datën 29 nëntor  2016 dhe mbërrittën në datën 2 dhjetor 2016 në Uells.  Në mungesë të presidentit atë ditë mori pjesë zonja Luiza që ishte në të njëjtën kohë dhe deputete e Uellsit në Dhomën e Deputetëve të Uesllit në Londër.  Në takim natyrisht  ishte dhe vetë zoti Fitim Mimani e një delegacion i Shoqatës.  Pas ceremonisë sërish mori ftesën për të marrë pjesë në Festivalin  e radhës që do të bëhej në në Tiranë.

Për të qenë serioz në detyrën artistike që morën, grupi u mblodh që në muajin prill edhe pse shfaqja bëhej në muajin korrik. Objektivi ishte i qartë që të përsëritej edhe një herë suksesi i vitit të kaluar.   Për arsye  të mosmarrjes së vizave nga ana e Anglisë në ditët e Festivalit shkoi vetëm një delegacion prej 6 anëtarësh i drejtuar nga zoti Fitim Mimani që me këtë rast në mungesë të shfaqjes së grupit  do të bënte ceremonin zyrtare të dorëzimit të ullinjve  në prani të vetë Presidentit të Uellsit, zotit Teri . Ishte muaji korrik i vitit 2017.

Njëri prej ullinjve u vendos në hyrje të ndërtesës ku u organizua Festivali Ndërkombëtar Folklorik dhe dy prej tyre u vendosën në bashkinë e qytetit.

Në mbishkrimin e dhuratës  ishte vënë ky shënim “Dhuratë nga Ambasadori i Paqes nga Shqipëria në Shqipëri Zoti Fitim Mimani”  Në takim Zoti Fitim kërkoi që të jepej dhe një shfaqje bamirësie në kohën e  vendin e duhur dhe të ardhurat e tyre të përdoreshin nga njerëzit në nevojë, gjë që u mirëprit na të gjithë njëzëri.

Gjithashtu ai i kërkoi zotit Teri që të ndërmjetësonte edhe në Oborrin e Mbretërisë së Anglisë që të dërgonte në këtë rezidencë  dy ullinj Berati, ullinj Shqipërie që besoj se janë të parët që i jepen kësaj mbretërie.  Ai i tregoi dhe një arsye të fortë personale dhe kombëtare  se pse donte ta bëntë këtë gjest krejtësisht vullnetar dhe bamirës. Në kohën e Luftës Nacionalçlirimtare sipas rrëfimeve të babait të tij  vërtetohet se  një kohë prej 6 muajsh në atë shtëpi karakteristike të Roshnikut të kthehej  në vendqëndrim për Misionin anglez.

..Duket se ullinjtë shqiptarë qofshin ata të Beratit, të Vlorës, të Himarës, të Elbasanit, po dërgonin në Uells në Londër e në Evropë një copë të shpirtit  paqësor të këtyre njerëzve dhe të këtij kombi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.