Krenari/ Dy femijë Malësorë fitojnë tre çmime në Prishtinë

0
99

Sot në Prishtinë u zhvillua edicioni i nëntë më radhë i “Festivalit mbarëkombëtar për fëmijë – Vihuela Fest”.Ky info që vjen nga Malësia Org, emocionon çdo Malësor në të dy anët e kufirit, veçanarisht ata në Tuz.Nderkohe që Malësia këndej kambetur duke duartrokitur për sukseset  nëart dhe kulturë  dhe…  të Malësorve   në Mal të zi.

Në këtë festival morën pjesë njëzetenjë fëmijë të talentuar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, ndërkaq në mesin e tyre për herë të parë ishin edhe vëllezërit nga Malësia, Arianit dhe Agron Gojçaj, të cilët lënë përshtypje jashtëzakonisht të mirë, duke fituar tre çmime.  Arianiti dhe Agroni me këngën “Bashk t’këndojmë” në mënyrën më të mirë përfaqësuan Malësinë, me çrast fituan tre çmime; – çmimi i publikut, – dueti më i mirë i festivalit dhe – teksti më i mirë.Kënga “Bashk t’këndojmë” është orkestruar nga Hysni Klinaku në studio Lumi, me muzikën e punuar nga Dritero Fazliu dhe teksti nga Hetem Matoshi

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.