Ndonse një mbrëmje me shi , ndonse një organizim jo në nivelin e kerkuar nga stafi i ngarkuar për kurorzimin e një natë festive në ditët e fundit të këtij viti, përsëri duhet theksuar fakti se kreu i Bashkisë Tonin Marinaj tregoj se ka dashamirësi ndaj veprimtarive të tilla kulturore , kjo për ti dhënë kolorin e merituar atmosferës festive në qytetin e Koplikut.Duket se jo vetëm të rinjtë, por edhe mjaft banorë të moshave të ndryshme të qytetit të Koplikut, dhe jo vetëm, i kishte “marrë” malli për një aktivitet të tillë kulturor , si ky i mbrëmjës së datës 27 Dhjetor , Konceret festiv ky i organizuar nga Bashkia M.Madhe , posaçorisht nën kujdesin e kreut të Bashkisë Tonin Marinaj. Këtë fakt e tregoj edhe dalja në shesh e mjaft qytetarve për të ndjekur këtë koncert festiv. Ndderkohë që shiu , por mbase edhe mungesa e një përgjegjshmerie e stafit të organizimit të këtij koncerti , nuk ishin në sinkron me pjesmarrjen , dhe dëshirën e mjaft të rinjve , por edhe te banorve të tjerë të cilët sfiduan shiun për të ndjekur këtë koncert frestiv të nderrimit të viteve këtu në qytetin e Koplikut , kryeqëndër e Bashkisë M.Madhe.Këtë mjedis festiv e ka përshëndetur kreu i Bashkisë Tonin Marinaj…Kësisoj artistët malësor Skënder Xhafa , Fredi Delaj Violeta Deda e Nikollë Buçi, Blerim Mataj e Sarabela Hasanaj apo me i riu Gabriel Raposhi i dhanë koncertetit ngjyrat e ylberit Malësor . Ndersa Shiu vijoj të bëntë të vetën , qytetarët pritën radhën për të dalur në skenë këngëtari i dashur për të gjithë Shkumbin Ismaili i cili me përformancën e tij ngjalli emocione , ndezi dritat që u fikën , por dhe ngrohu atmosferën festive.Dhe ndersa ky koncert është mbydhur në mënyrë jo festive , mbasi fikja e dritave dhe shiu bënë të vetën , vlen të themi se Tv Kopliku me stafin e tij , edhe pse ftesen për të rregjistruar këtë aktivitet e ka patur në orët e fundit të ditës , tregoj profesionalizem dhe përkushtim , duke e percjell këtë ëvënt të këtij fundviti me transmetimin direkt në çdo familje Malësorë dhe me tej kudo që valët e këtij Tv janë të pranishme, si dhe transmetimi nga revista Fjala , e bënë këtë koncert të pranishëm kudo , në çdo mjedis.