Kontribut me urdhër për tërmetin! Sa lekë do t’u mbahen efektivëve, drejtorëve apo shefave të Shkodrës

0
323

Nisur nga ngjarja e mëngjesit të 26 nëntorit, ku një tërmet i fuqishëm goditi vendin duke u marrë jetën 51 njerëzve, plagosur qindra të tjerë dhe dëmtuar mijëra shtëpi është vendosur që të gjithë efektivët e Shkodrës të kontribuojnë nga ana financiare për familjet e prekura nga tërmeti.

Kështu:

a. Drejtori, Zv/Drejtori dhe Shefat e Komisariateve në masën 5000(pesëmijë) lekë.

b. Shefat e Sektorëve dhe Shefat e Seksioneve në Drejtori e Komisariate në masën  4000 (katërmijë) lekë.

c. Specialistët, ndihmës specialistët dhe punonjësit e tjerë të Policisë në masën 3000 (tremijë) lekë.

d. Punonjësit e tjerë civilë në masën 2000 (dymijë lekë).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.