Ndonse nuk e kanë mbydhur fazen e parë të këtij sezoni futbollistik me fitore, por me një barazim sa dramatik, aq emocionues dhe mbi të gjitha një spektakel i vertetë, me bollek golash, djemt e skuadres së futbollit Deçiqi, përsëri janë shpallur kampion dimri. Kështu ndeshja e fundit për këtë sezon futbollistik e luajtur ne stadiumin e qytetit të Tuzit në mes Deçiqit dhe skuadres Ibar të Rozhejes, ka patur një rrezultgat tenistik , plot gjashte gola vetem në pjesen e dytë, ksështu sa herë që kalonte në avantazh Deçiqi, po aq herë kanë barazuar miqt nga Rozhaja. Pra 3me 3. Gjithëssi ekipi i qytetit të Tuzit ka arritur të grumbullojnë plot 40 pike dhe të kryesojnë i vetëm tabelen e klasifikimit. Në një intervistë të dhënë për mediat presidenti i klubit , Pal Dreshaj ka theksuar se kjo arritje e djemve të skuadrës së tij është një motiv më shumë per të mos u ndalur drejtë objektivit për tu ngjitur në kategorinë e parë të kampionatit në Malin e Zi. Ndaj dhe që tani po mëndohet per të rritur performancën e skuadres , si me pregaditje teknike , po kështu edhe me perforcime të reja në ekip. Ndaj dhe redaksia Fjala News uron dhe përgëzon lojtaret e Deçiqit , po kështu dhe stafin drejtues të tij me presidentin Pal Dreshaj, duke i falënderuar për këtë dhuratë të bukur që i dhanë gjithë Malësorve kendej e andej kufirit më titullin kampion i dimrit .