KONKURSI LETËRSISË KOMBËTARE I JEHONËS SHQIPTARE 2023, NJE EVENT ME VLERA KOMBËTARE

0
38
Nga : Ferit Hoxha  Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Një event me vlera kombëtare ishte realizimi i këtij prezantimi të talenteve të reja në sallën e Jehonës Shqiptare, të organizuar nga Shoqata Artistike Jehona Shqiptare me Kryetare znj. Zamira Korançe dhe Presidenten e Nderit të Kombit znj. Margarita Xhepa.
Evente të tilla të japin emocion e sens gare, dhe ishin fëmijët ata, që me talentin e tyre i dhanë këtij eventi e kësaj salle një kuptim më të plotë jo vetëm nga ana e realizimit të këtij konkurimi me vlera kombëtare, por dhe të vetë qëllimit kryesor që ka në themelet e saj “Jejona Shqiptare”
PROMOVIMIN E TALENTEVE TEK TË RINJTË
Ky konkurim që ishte në vazhdën e muajt të Letërsisë për të sjellë dhe prezantuar poezi dhe poema të autorëve të ndryshmëm, kryesisht nga nxënës të shkollave (por dhe të tjerë), u “moniturua” dhe u vlerësua nga një juri e përbërë nga:
1-Znj. Kozeta Zavalani, artiste e gjithanshme si Kryetare e Jurisë.
2-Znj. Myzejen Konduri, artiste, poete,shkrimtare, regjizore.
3-Znj. Regjina Kol Nicaj (RREKONI), artiste poete.
4-Z. Hysni Hoxha artist, këngëtar i mirënjohur.Mund të jetë një imazh i 5 persona
5-Z. Ferit Hoxha, Drejtor Artistik i eventeve dhe shpërndarësi i certifikimeve të mirënjohjes për pjesëmarrësit në këtë event madhështor.
Ishin të shumtë pjesëmarrësit (ndjesë që nuk po i përmend të gjithë me emra) në këtë prezantim të ardhur nga shumë shkolla dhe rrethe të Shqipërisë, që me performancën dhe talentin e tyre na dhanë emocione të shumta.
Në këtë event përzgjedhja letrare ishte mjaft e gjetur e spikatën poema të autorëve të Letërsisë Shqiptare si nga ato të “Dritëro Agollit”, “Naim Frashërit”, “Gjergj Fishtës”etj, kushtuar gjuhës shqipe, flamurit shqiptar, mësuesve, nënave etj.
Për mua ishte një ndër eventet e veçanta (këtu në Jehonën Shqiptare), pasi isha i rrethuar edhe nga pesë talentet e Shkollës 9-vjeçare Mëzez-Fushë: nx. Leon Hoxha, Luisa Haraçiu, Klaudja Istrefi, Mariza Alhasa,ë dhe Arlind Xhafa (klasa e V-A dhe B). Për këtë gjej rastin të falenderoj prindërit e tyre në veçanti, komunitetin e kësaj shkolle për gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin, si dhe koleget Marie Gjini dhe Laura Oshafi për përkushtimin në përgatitjen e këtyre telenteve.
Gjithashtu një nder i veçantë për mua (dhe Krahinën e Bendës), ishte dhe pjesëmarrja e nxënëses së Shkollës së Mesme “Bahri Nela” Zall-Bastar, Lorena Bumja (moderatorja e Sofrës së Bendës 2023), që performoi në emër të Ansamblit Artistik Benda poemën “SHTËPIA E LIRISË, kushtuar Kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” Kosovë, me autor të marë nga libri “Vilza dhe Vilzakët”- SHPIRTI I TIRANËS DHE ZEMRA E PASTËR, me autor Profesor: Nuri Bumja nga Krahina Bendës.
Talentët pjesëmarrës u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje me logon e subjektit të Shoqatës Kulturore Artistike”Jehona Shqiptare” të çertifikuara nga kryetarja znj.Zamira Korançe e nga Presidentja e Nderit të Eventeve Znj. MaMund të jetë një imazh i 2 persona dhe tekstirgarita Xhepa, ” Nderi Kombit” (që për arsye shëndetësore nuk mund të ishte prezent).
Gjithashtu u dhanë rekomandimet përkatëse për një përfaqësim dinjitoz në “Festivalin e Aktrimit” që do të zhvillohet më datën 8 Dhjetor në Sallën “Tonin Arapi”, të Liceut Artistik Tiranë nga Jehona Shqiptare.
Ky event u prezantua nga moderatorja jonë e talentuar Grejsi Lita.
Të gjithë artistët iu bashkuan një kokteili duke e kthyer atë një mbrëmje gala për të gjithë të pranishmit.
Në emrin tim si Drejtori Artistik i eventeve të Jehonës Shqiptare dhe të stafit, dua t’i falenderoj të gjithë konkurentët, prindërit e tyre, artistët dhe poetët e tjerë që me pjesëmarrjen e tyre na nderuan në në këtë event e bëri që të kalonim një ditë ndryshe nën frymën e fjalës së bukur poetike, përcjellë me aq dashuri e përkushtim nga konkuruesit.
Me respekt nga Ferit Hoxha!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.