DENIS GJELAJ: DREJTUESIT E BASHKISE M.MADHE DHE PREFEKTURES SHKODER “BEJNE UDHETIM TURISTIK DIMEROR NEPER M.MADHE

0
44

Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare ka përdorë një thenie lapidare të popullit tonë diku në veprat e tij, duke cituar :Ra ky mort dhe u pam…!Kështu duket se edhe kryetari i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj, sipas njoftimit zyrtar në faqën e Bashkisë thuhet : Nisur nga intensiteti shumë i lartë i reshjeve gjatë 24 orëve të fundit, janë krijuar problematika në vërshimin e ujërave përgjatë rrugëve por edhe në disa banesa në Koplik.Mund të jetë një imazh i 3 persona, ambulancë dhe teksti
Kryebashkiaku Tonin Marinaj dhe prefektja Majlinda Angoni kanë inspektuar nga afër situatën e krijuar nga moti dhe kanë deklaruar se të gjitha strukturat e bashkisë dhe policisë janë në dispozicion për të ndihmuar në përmirësimin e situatës dhe në evdentimin dhe raportimin e dëmeve.E pra ky infarmacion, që vetëm infarmacion nuk i jep qytetarve, ku nuk informohen qytetaret sa banesa apo rruge, si dhe instucione janë dëmtuar?Sa fshatra janë pa ënërgji elektrike? Në sa fshatra janë përzier ujërat e Bardha me ato të zeza? Sa e sa problematika fshihen nga këta titullarë të lartë të Bashkisë dhe Prefektures.Ndaj ky inspektim më së shumti ngjason, si nje udhëtim turistik I Kreut të Bashkisë Tonin Marinaj dhe Prefektës Majlinda Angoni, nga ku dhe shoqëruesit duket iu shtojnë kreshërinë e këtij inspektimi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.