KESHILLI I BASHKISË SHKODËR MANDATON NË POSTIN E SEKRETARIT TË KESHILLIT SOCIALISTIN DENIS LEZHA

0
505

Pasditen e të enjtes në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak në Bashkinë e Shkodrës është mbajtur mbledhja e parë e këshilltarëve të rinj të zgjedhur nga votimet e 30 Qershorit. Këtë mbledhje e ka bojkotuar kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Ajo po qëndron në detyrë për shkak se i zgjedhuri Valdrin Pjetri dha dorëheqjen. Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak morën pjesë 51 këshilltarët dhe u morën pesë vendime. I pari ishte dhënia e mandatit të këshilltarit, Oltion Luli, lirimi i sekretarit te këshillit bashkiak Suel Hadri. Denis Lezha miratohet sekretar i këshillit të ri bashkiak me 45 vota pro dhe 3 kundër. Këshilli zgjodhi komisionet si dhe miratoi dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Korrik. Në këtë qytet ndihma ekonomike u bllokua për shkak të ngërçit që krijoi largimi i fituesit të zgjedhjeve. Gjithësesi tashmë këshilli i Bashkisë Shkoder, ka miratuar dorëheqjen e një sekretari këshilli të vjeter dhe ka emruar sekretarin e ri të këshillit të ri. Ndoshta votimi i pare ishte jo i nevojshem, ndersa i dyti i domosdoshem.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.