BASHKIA LEZHË “PASTRON” BUBRRECAT

1
716

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, qe shprehur se administrate publike kudo në të gjithë Shqipërinë është tejmbushur me “bubërreca” ndaj dhe sipas tij kërkohet dhe nuk do vonojnë pastrimi i tyre. Ndonse deri më tani nuk kemi verejtur ndonjë aksion kombëtar për këtë pastrim, duket se Bashkia Lezhe dhe më konkretisht kryetari i saj Pjerin Ndreu e ka filluar këtë betejë. Kështu mësohet se në mbledhjen e parë pas konstituimit të këshillit të Bashkisë vendimi i parë , më i rëndësishmi ndoshta në vitet në vijim , ështe miratimi i strukturës së Bashkisë. Deri më sot me fondet e kësaj Bashkie janë paguar 609 punojs. Ndërsa kjo shifer është reduktuar në 430 punojs, duke patur kështu 30% më pak të struktures aktuale. Me këto shkurtime në adminidstratë sipas kreut të Bashkisë taksapaguesit Lezhjan fitojnë 1.2 miljon Euro në vit. Ku të gjitha këto do planifikohen sherbime në shkolla, në rrugë, në qëndra shendtësore, në kopshte, çerdhe e në çdo fushë tjeter, në funksion të cilësisë së sherbimeve per komunitetin. Ky ka qëne premtimi i im parë dhe gjatë fushates, është shprehur kreu i Bashkisë Pjerin Ndreu. Kësisoj ky shembull i reduktimit të administrative të tejfryra, kudo dhe veçanarisht në Bashkit, ku kryetaret kanë çimentuar pushtetin falë perllogaritjeve të votave të punësuarve dhe familjarve e njerëzve të tyre, tregon qartazi se realisht ka ardhur koha që Edi Rama të mbajnë premtimin për pastrimin nga “bubërrecat” e pushtetit. Ndaj Lezha kerkohet të jetë një model për tu ndjekur edhe nga pesë bashkit e Qarkut Shkoder.

1 KOMENT

  1. Ka kohe qe ka fillu lufta ndermjet bubrrecave. Me ngjyra jane, po problemi asht se ndrrojne ngjyre. Vete kryebubrreci lekun e madh e bani ne kohe te saliut

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.