JEP DORËHEQJEN ZV.KRYETARI I ‘RITHEMELIMIT’ NË SHKODËR/ Arben Lushaj : Fajtorët të mbajnë përgjegjësi e të ikin

0
200
Humbja e thellë në zgjedhjet e 14 majit, ka prodhuar një tjetër dorëheqje në PD-në e Berishës. Nënkryetari i degës së Shkodrës thotë se opozita ofroi një model të njollosur ndërsa humbësit nuk po mbajnë përgjegjësi. Teksa Sali Berisha refuzon të diskutojë problemet e brendshme të grupimit të demokratëve që drejton, pakënaqësitë në bazë kanë nisur të shprehen përmes largimeve.PD Shkodër- Rithemelimi: Programi i Bardh Spahisë projekton Shkodrën e  këtij 4 vjeçari një qendër të rëndësishme Humbja e thellë në Shkodër, që çoi në duart e socialistëve edhe kalanë e fundit të opozitës, prodhoi largimin e nënkryetarit të degës atje, Arben Lushaj që thotë se fajtorët e disfatës nuk po mbajnë përgjegjësi.
Prita më kot se do mblidheshim si drejtues të lartë të Partisë Demokratike Shkodër për të shqyrtuar shkaqet e kësaj humbje dhe për të marrë masa urgjente për të ringritur strukturat moralisht, pasi humbja nuk duhet të na dërrmojë. Si gjithë vitin që lamë pas edhe sot, ata që kanë detyrën të kërkojnë të falur, minimalisht për strategjinë e gabuar, shtrijnë gishtin në drejtimin e atyre që zbatuan urdhrat e gabuar “të elitës”.shkruan mes te tjerash lushaj .
Ndersa ai beri te ditur se do të vazhdoj të jete anëtar i thjeshtë dhe i devotshëm i PD-së dhe në krah demokratëve të ndershëm deri në fitoren tonë .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.