AKSIDENT NË LEZHË DHE KURBIN, PLAGOSEN 6 PERSONA/ 4 persona transportohen tek Trauma.

0
Gjashtë persona mbeten të plagosur, 2 prej të cilave femra, në dy aksidente të ndodhur mesditen e kesaj të premte në rruget e Qarkut të Lezhës. Aksidenti i parë ndodhi në rrugen e vjeter nacionale Laç-Mamurras, pranë fshatit Gjorm. Dy automjete u përplasen me njëra tjetren e për pasoje mbeten te plagosur 3 të rinj të cilat udhetonin në njëren nga makinat. Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin e traumes në Tiranë nga ku mesohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë për jeten.
Pak minuta më vone një tjeter aksident u regjistrua në superstraden Lezhë-Laç, në afersi të kryqezimit të Spitenit. Nga përplasja e dy automjetece mbeten të plagosur 3 përsona mes të cilave 2 femra. Një prej të plagosurve u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traunes në Tiranë, nga ku mesohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten.
Policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet per zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve për të dy aksidentet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.