Preg: B.Tufa
Vitorino Hilton është rekordmen në Liga 1.
Emri i tij nuk të sjell gjë ndërmend edhe pse mbiemri i tij përngjet me një zinxhir hotelesh nga më të njohurit e luksozët në botë.
Ai filloi të luante futboll në Brazil, para se të lindnin Kilian Mbape dhe Markus Rashford. Ishte koha kur Diego Maradona dhe Franko Baresi ishin aktivë në fushat e futbollit.
Ai nuk ka luajtur ndonjëherë as me kombëtaren e Brazilit. Por ai ka zbuluar eliksirin e rinisë së përjetshme.
Të dielën, Vitorino Hilton, mbushi 43 vjeç dhe ende është aktiv si kapiten dhe qendërmbrojtës i Montpelie. Ai, aktualisht, është edhe futbollisti më i vjetër në ligat kryesore europiane.