

Po ashtu,drejtori Muça,inspektoi disa shkolla të qytetit Kukës ku takoi mësues dhe nxënës me të cilët zhvilloi një bashkëbisedim të këndëshem dhe nxiti drejtuesit dhe mesuesit që të tregojnë vetëm profesionalizëm dhe përkushtim në punën e tyre.Në ambientet e jashtme, ai zhvilloi një bisedë të rastësishme me prindër, nga të cilët dëshiroi të dëgjonte opinionin e tyre për punën që bëjnë mësuesit me fëmijët. Fjalet e tyre të ngrohta dhe vlerësuese ishin një dëshmi e një pune plot dashuri që zhvillohet në këtë ZVAP.