GRUEMIRË ,TETORI I POEZISË/”LËNDINA E FULTURAVE”,NË GJMNAZIN GRUEMIRË

0
90
Kozeta Bruçi
mësuese e Letërsisë  Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona duke studiuar, syze dhe teksti
Tetori, muaji i Letërsisë, nuk do kalojë pa i dhënë vëmendjen e duhur, nga gjimnazi Gruemirë në Malësi të Madhe. Tashmë është krijuar një traditë që të ftojmë shkrimtarë, kryesisht të kësaj bashkie, por jo vetëm. Këtë vit na nderoi me pjesëmarrjen e tij autori i 6 vëllimeve me poezi, poeti Isuf Heba.Mund të jetë një imazh i libër dhe teksti Në një auditor me nxënës e mësues të këtij gjimnazi, por dhe të shkollës 9 vjeçare “Myftar Mataj”, u zhvillua një bisedë mjaft e këndshme që pati temë kryesore: “Përse në ditët e sotmë lexohet më pak dhe si mund ta zbusim fenomenin?” Biseda u alternua me shembuj konkret, bërjen e një analize të plotë, konkluzione mbi dobinë e komunikimit dhe artikulimit cilësor etj. Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona duke studiuar, libër dhe tekstiNuk munguan pyetjet drejtuar poetit Heba mbi botën krijuese dhe atë personale të tij, vështirësitë apo frymëzimet në krijim, leksiku i përdorur ne vargje, etj. Mjaft interesant ishte momenti kur poezitë u lexuan jo vetëm nga nxënësit, por dhe vetë mësuesit e lëndëve të ndryshme mësimore.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe persona duke studiuar Nga ana e tij poeti Isuf Heba mbajti një qëndrim të hapur e të sinqertë me auditorin, duke shkëmbyer mendime të një niveli të lartë intelektual dhe ofruar argumente te forta mbi temat që u prekën. Aktivitete të tilla i japin rëndësinë e duhur dijes që vjen nga leximi i librave duke sfiduar formimin e cunguar, të cilin rinia po e merr nga keqpërdorimi i teknologjisë. Para së gjithash duhet t’i japim përparësi formimit kulturor e shpirtëror, e që këtë më së miri na e dhuron Letërsia.
Ju falenderoj nga zemra për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e aktivitetit.Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona duke studiuar dhe teksti

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.