
Me banorët e Egçit, Linajve, Lepuroshit dhe Kurtes, për t’u siguruar se punët do të shkojnë vetëm përpara.

Me investimet që janë kryer në infrastrukturën rrugore, janë hapur perspektiva të reja për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe blegtorisë.
Gjithashtu kemi realizuar rikonstruksionin e shkollës së Linajve dhe mandatin e ardhshëm kemi dy projekte të afërta për të zbatuar, Qendrën Shëndetësore dhe Kanalin Vaditës për ta kompletuar këtë zonë me resurse të jashtëzakonshme natyrore

Banorët janë mirënjohës për punën e bërë, ndërsa Ne zotohemi të mbështesim çdo iniciativë dhe çdo individ që dëshiron të investojë në vendlindjen e tij, për ta kthyer në atraksion turistik Linajt, Egçin, Lepuroshin dhe Kurten
