M.Madhe/ Silvester Durgaj:Ne nuk e presim ndryshimin nga tjerët , ndryshimi është në doren tonë

0
143
Nuk mund ta presim ndryshimin nga të tjerët kur roli kryesor për ndryshim është në dorën tonë.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Nuk mund të heqësh dorë, të largohesh i krrusur nga pesha e ëndrrave dhe gjërave që nuk munde akoma ti realizosh, ndaj perpiqu dhe dilja mbanë.
Në oraganizatat e shoqërisë civile ku unë bëj pjesë dhe punoj në zona të ndryshme të Shqipërisë, kam takuar të rinj që shpresojnë dhe besojnë se jeta dhe vepra fillon dhe formohet këtu, në vedin tonë, por ka edhe shumë që thonë e ankohen se Shqipëria nuk bëhet më.
Sigurisht nëse lirinë dhe demokracinë e shohim si liri ku mund të ecim të lirë rrugëve dhe shtigjeve atëherë gabojmë, liri do të thotë të keshë një vend në shoqëri, të flasësh dhe ajo çka do të thuash të vlejë, të votosh për ata dhe atë që beson dhe meriton.
Janë të shumtë njerëzit e zhgenjyer nga politika dhe qeverisja, janë të shumtë dhe ata të cilët mendojnë se edhe po të votosh për një këshillë bashkiak ose mos të votosh nuk do të bëj dallim apo ndryshim. Votoni që të dëgjoheni, të përfaqësoheni të mbroni interesat dhe ekonominë tuaj.
Në këshillin bashkiak unë do të jem zëri i rinisë dhe i gjithë komunitetit të Malësisë së Madhe pa dallim.
Voto për një frymë të re përfaqësuese dhe ndryshimi, se këshilli nuk mund të vegjetojë por të jetë mbështetje e të gjithë nismave rinore, problematikave, incijativave, aktiviteteve, që prekin çdo ditë jetën e komunitetit.
Unë besoj… Beso edhe ti!
Voto nr: Partia Socialiste e Shqiperisë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.