Sonte në rubriken Poezia e së Djeles përzgjollem , nje poezi ngapoetja e talentuar , e cila vjen nga qyteti i Lezhes.Sjell këtë freski poezie per të gjithë lexuresit.
Gjelina Maçi Keçi
Më lërë të të puth dorën e njomë,
Më lërë të të ledhatoj flokët,
Të marr në krahë të të ndjej aromë
E pastaj ta pushtoj botën.
Më lërë ta sodis fytyrën si dielli
Faqebardhë e kuq si shega,
Si yllneshë rënë prej qielli
Buzëmishtë n’zjarr u djega.
Bukuroshe sy bojëqielli
Valësh Drinit i lanë sytë,
Shpirtvirgjër rreze dielli
Në detin tënd merrmë më mbyt!
Mos më bëj moj naze e hajde
Moj flokarta porsi kalliri,
Ëndrrës vjen e më hedh valle
Qafëgjata më e çmuar se floriri.
Mbi qerpik të pushon flutur
Gdhendur fundshpinën skulptori,
Eja vetullhënë të bëj t’lumtur
Se m’doli zemra nga kraharori.
Mos ki frikë nga dashuria
Kur e ndjen në zemër e shpirt,
Ajo është jeta e mirësia
S’kanë më shumë as mrekullitë.