Shkodër Marrëveshje Bashkëpunimi/Universiteti Luigj Gurakuqi”dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore

0
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe persona duke studiuar
Sot, më 24 korrik 2024 në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe persona duke studiuar
Në takim ishin të pranishëm Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof. Dr. Rajmonda Këçira, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Besara Podgorica, si dhe përfaqësues të sektorit të marrëdhënieve me jashtë dhe anëtarë të grupit të punës së projektit REACH (Improving Research capacities of Albanian higher education institutions in conservation and restoration of Cultural Herirage).Mund të jetë një imazh i 7 persona
Objekti i kësaj marrëveshjeje është përcaktimi i procedurave të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në lidhje me realizimin e programeve të studimit, kurseve formuese apo ekspeditave të përbashkëta në fushën e konservimit të veprave të trashëgimnisë kulturore, realizimin e praktikave mësimore për studentët, organizimin e konferencave të përbashkëta shkencore, si dhe hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në këtë fushë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.