GJË A GJËZA

0
147
Vebi Kurtaj  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mësuese, Leta:
Te rreh e te rreh,
pas shpine e perballë,
Me sy nuk e sheh,
Kush do jetë vallë?
Nxenesi:
Po mesuese Leta.
Ne te gjithë e njohim.
Na rreh para, mbrapa,
Era qe s’e shohim…
M. Leta:
E gjete, je i zgjuar,
je ma i miri nxenes,
A po na tregon,
Ti një gjëagjëzë?
Nxenesi:
Po Mesuese Leta..
Nje gjëzë po jua tregoj.
Ai qeni me te bardha,
Pse e mban kocken n’ goje?
Mesuesja befasohet,
E ka ne mëdyshë…
-S’e di, s’po m’ kujtohet,
Ndoshta per këlyshë.
Mundohet çdo nxenes..,
Pyesin njeri-tjetrin..
-Ç’esht’ kjo gjë a gjëzë,
Ku do e kete sekretin?
Nxenesi:
Ah, mesuese Leta..
Ja, po jua tregoj:
-Qeni nuk ka xhepa,
Prandaj e mban ne gojë..!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.