ANA E MALIT -MALI I ZI/ TRADITA QË VAZHDON

0
176

Ismet Kallaba Mund të jetë një imazh i 1 person

Kënaqësi të isha pjesë e grupit të artë të vajzave dhe djemve që bënë “historinë” për kohën; por edhe nostalgji për të shkuarën…
Kënaqësi edhe më e madhe kur sheh vajzat e KVF “Barbana” të cilat vazhdojnë traditën dhe suksesin e paraardhëseve të tyre.
Jam i bindur se para tyre është një e ardhme e ndritur dhe se do të na bëni krenarë me sukseset tuaja.
Viti 1987, gjenerata e artë e volejbollit serioz në Anë të Malit – Vajzat e KV ‘’Barbana’’ njihen me ish volejbollistet
Volejbolli në Anë të Malit ka një traditë interesante dhe shumë të bukur. Ai në këtë trevë ka filluar të luhet shumë herët. Kjo lojë e bukur është luajtur zakonisht me vetëiniciativë edhe atë nëpër fshatra të kësaj ane. Por me bindje të plotë mund të themi se një gjeneratë e nxënësve të Sh. F. ‘’Bedri Elezaga’’ ka bërë ndryshimin.
Gjenerata e nxënësve të gjysemmaturës të vitit shkollor 1987/88 por ndonjë edhe më të reja dhe të rinj, shënojnë fillet e volejbollit serioz në trevën e Anës të Malit dhe e gjitha kjo për meritë të dy ish mësimdhësve të kësaj shkolle: arimtar Bajram Salaj dhe arsimtar Cano Axhemoviqit.
Arsimtarët Eduaktës fizike të kësaj gjenerate prof. Bajram Salaj dhe prof. Cano Axhemoviq kujtojnë me nostalgji ato vite duke i kujtuar nxënësit e tyre një nga një, dhe duke mos i harruar asnjërin nga ato.
Arsimtar Bajram Salaj, tashmë në pension, ka ruajtur një fotografi nga ajo kohe. Me kërkesë të vajzave të volejbollit KV ‘’Barbana’’ ai e ndau me ta duke dhe ju folur për atë gjeneratë.
‘’Kanë qenë të mirë shumë. Nuk mund të veçojë anjërin dhe asnjërën nga ata. Pothaujse të gjithë ishin edhe nxënës të mirë’’, kështu shprehet arsimtari Salaj.
Siç tregon arsimtari Salaj, djemtë e kësaj gjenerate u shpallën kampion të Malit të Zi në kategorinë e shkollave fillore, kurse vajzat atë vit u shpallën nënkampione.
Nga ana tjetër arsimtari Cano Axhemoviqi, poashtu në pension, tregon për dicipilinën e nxënësve por edhe një fizik dhe karakter të veçantë të cilin nuk është që e ka hasur edhe në shumë raste.
‘’Vinin në stervitje para orëve dhe rrinin edhe pas orëve të mësimit. Ishin shumë të disiplinuar dhe pranonin të gjitha çka ju spjegonin pa problem dhe kur kësaj i shtohej dhe stervitja e rregulltë, rezultatet nuk munguan’’, shprehet arsimtar Cani, ashtu siç të gjithë e njihnin.
Pjestarët e ekipit kategorisë së vajzave së kësaj gjenerate ishin: Suzana Pali, Mirsada Osmani, Elmadije Holli, Vahide Holli, Elmadije Sella, Fatime Zeneli, Xhemale Sella, Shpresa Muça, Bedrije Kasneci, Zana Haxhicani, Senada Pali, Shpresa Gjeloshi dhe Zana Mehmedi.
Pjestarët e ekipit kategorisë së djemëve të kësaj gjenerate ishin: Hasan Luka, Valdet Ceka, Mirsad Holli, Ilir Mustafaj, Ismet Kallaba, Ilmi Kasneci, Skender Lika, Amir Peri dhe Samir Salaj.
Jemi munduar që me ndihmen e arsimtarëve por edhe vet ish nxënësve ta kompletojmë përbërjen, por në rast të ndonjë mungese, ju lutem të na shkruani.
Vajzat e KV ‘’Barbana’’ në këtë fillim viti ju dëshirojn ish pjestarëve të kësaj gjenerate të gjitha të mirat në jetën e tyre duke iu premtuar se traditën e këtij sporti do ta ngrenë në një nivel edhe më të lartë.
Përshkrimi i fotografisë
Rendi lartë: Cano Axhemoviq – arsimtar, Suzana Pali, Hasan, Luka, Mirsada Osmani, Valdet Ceka, Elmadije Holli, Mirsad Holli, Vahide Holli, Ilir Mustafaj
Rendi poshtë: Elmadije Sella, Ismet Kallaba, Fatime Zeneli, Ilmi Kasneci, Xhemale Sella, Skender Lika, Shpresa Muça dhe Bajram Salaj – arsimtar.
Ne këtë fotografi nga vajzat mungojnë Bedrije Kasneci, Zana Haxhicani, Senada Pali, Shpresa Gjeloshi dhe Zana Mehmedi. Nga djemtë mungojnë Amir Peri dhe Samir Salaj,

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.