Gezuar vitin e ri!

0
455

Të dashur bashkëqytetarët e mijë!🔸️Janë orët e fundit të një viti që thjeshtë në memorien tonë,për nga “mirësitë”që na solli..do e quajmë kalendarik,një vit i zymtë,i vështirë në çdo hallkë të jetës,që na izoloj,që na ndau për së gjalli e për së vdekuri me njerzit tanë ku në përcjelljen e tyre për në banesën e fundit nuk patem mundësinë t’ju kryeejmë edhe ritualet e percjelljes,një vit që na dha dhimbje e stres..por falë ligjit të zotit jeta vazhdon dhe ne duhet të ecim me ritmin e saj..🔸️Nga ky vit i mallkur që po lëmë pas humbem shumë por jo gjithçka prandaj le të ngrihemi në 2021-in në nivelin e vetëdijes,duke u përpjekur për të sjellë një ndryshim të madh në mirëqënien e jetës tonë..🔸️Ky vit që po numëron orët dhe minutat e fundit të tijë la një gjurmë në kujtesen botërore të njerzimit si viti i pandemisë saj,ku mbi një milon njerëz humben jetën në gjithë globin e ku miliona tjerë u infektuan nga ky virus i mallkuar që vrau pabesisht jetë njerëzish..🔸️Por sikur të mos mjaftonte kjo edhe për ne si për gjithë botën,fundi i Nëntorit të vitit kaluar,tek ne solli edhe një dramë të madhe shoqërore e sociale me termetin e pazakontë që shkaktoi mbi pesdhjetë viktima e dhjetëra të plagosur,i cili shkatërroi qindra banesa private e kolektive e objekte social-kulturore duke lënë pas pasoja të rënda që do ishin të vështira për t’u përballuar edhe nga shtete shumë të konsoliduara ekonomikisht e jo më nga ne nga një vënd i vogël me një ekonomi në zhvillim..🔸️Por falë zotit,qeverisë shqiptare, donatorëve e miqve tanë ndërkombëtar bëmë që pas një viti nga kjo dramë,në vigjilje të ndërrimit të viteve qindra banorë k/familjarë do të hyjnë në banesat e tyre të rindërtuara..nga të cilat disa edhe në Qarkun e Bashkinë tonë,ku edhe kjo pati jo pak dëme,ku me strukturat e bashkisë dhe të njësisisë administrative Shënkollë që un drejtoj..ju gjëndem pranë çdo banori të njësisë që kishte nevojë për doren e shtetit..🔸️Prandaj në prag të ketij ndërrim viti si grua e si nënë,si njëra nder ju,dhe si administratorja e njësisë Shënkoll më lejoni që në emrin tim personal dhe të gjithë bashkëqytetarëve të mijë t’ju uroj nga zëmra:⚘GËZUAR VITIN E RI 2021!💥Qoftë për Ju dhe familjet tuaja një vit i mbarë duke sjellë shëndet, paqe ,mbarësi dhe prospiritet në çdo aspekt të jetës tuaj..Me dashuri e respekt për JU ⚘Lina GURI!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.